E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

U dëmtuan nga tërmeti/ SHBA 800 mijë $ për riparimin e vendeve historike

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA-së në Tiranë tregon edhe fokusin e bisedës mes tyre.

Ambasada bën me dije se Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë 800,000 dollarë për të riparuar dëmtimet e tërmetit në Kalanë e Krujës, si dhe vendet historike në Durrës dhe Prezë.

“Ambasadorja Kim u takua sot me Ministren e Kulturës Elva Margariti. Ato diskutuan grantin prej pothuajse 800,000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës që Shtetet e Bashkuara po japin për Punë rimëkëmbëse dhe mbrojtëse në monumentet e kulturës në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   “Për lexim gjatë gushtit”

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...