E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

U braktis në kosh të plehrave, sot milioner/ Figgers jep mesazhin për të gjithë

Sot është një sipërmarrës dhe milioner i telekomunikacionit, por 31-vjeçari Freddie Figgers, u braktis në një kosh plehrash nga nëna e tij kur ishte foshnjë.

Megjithatë, ai ka dhënë një këshillë për të gjithë ata që kanë ëndrra dhe besojnë se nuk kanë mundësi t’i bëjnë t’i realizojnë.  “Mos lejoni që rrethanat të përcaktojnë kush jeni.”, ishte mesazhi i Figgers, shkruan Uplifting.

Ai e mësoi lajmin e hidhur nga personi i cili e adoptoi, dhe që për shumë vite e kishte njohur si babain e tij.  “Nëna biologjike të hodhi. Betty (nëna që e ka rritur) dhe unë të gjetëm dhe ne nuk donim të dërgonim në jetimore, prandaj dhe vendosëm të birësonim. Ti je djali ynë”, i tha i ati Figgersit.

Kur babai i bleu për herë të parë kompjuter në moshën 9-vjeçare, Freddie filloi të ëndërronte dhe të improvizonte dhe të ndërtonte algoritme.

Pasioni i tij për teknologjinë lindi nga dhurata e tij e parë. Freddie Figgers iu dha një kompjuter për herë të parë në moshën 9-vjeçare.

Në moshën 12-vjeçare ai filloi punë një një pikë për riparimin e kompjuterëve. Më pas në moshën 15-vjeçare Freggiers iu dha një mundësi punësimi për krijimin e një programi kompjuterik, i cili u pagua me 600.000 dollarë. Nga ky moment jeta e Freggiers shënoi një kthesë të madhe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...