”U Basha”/ E moshuara i ngatërron emrin Ramës (Video)

Kryeministri Edi Rama, ishte mesditën e sotme në Elbasan, ku pa nga afër procesin e vaksinimit të moshës së tretë.

Teksa shikonte të moshuarit, njëra prej tyre u ngrit dhe e përshëndeti Ramën, por i ngatërroi emrin duke i thënë Basha.

Mesa duket Rama nuk ishte shumë i vëmendshëm dhe nuk iu përgjigj për çështjen e emrit.

Pjesë nga biseda

E moshuara: U Basha.

Edi Rama: Me shëndet.

E moshuara: E bëra me gjithë shpirt.

Këtë pjesë mund ta gjeni në minutën 02:35 te video e mëposhtme.