Aktualitet

U arrestua pak muaj më parë në Rinas, jepet pretenca për “gylenistin” turk


               Publikuar në : 13:21 - 27/01/20 B H

Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për shtetasin turk që u arrestua në Rinas.

Selami Simsek u arrestua pak muaj më parë pasi dyshohet se është mbështetës i Fetullah Gylen. Sipas BalkanWeb, organi i Akuzës ka kërkuar që turku të dënohet me një vit e gjashtë muaj burg.

Por mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e turkut për gjykim të shkurtuar. Kështu atij i ulet 1/3 e masës së dënimit, duke e çuar përfundimisht pretencën e Prokurorisë në 1 vit burg


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT