Aktualitet

Flakë dhe panik, zjarr në një aeroport të Spanjës (VIDEO)


               Publikuar në : 08:27 - 16/01/20 Gentjan Progni

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një aeroport të Spanjës duke shkaktuar panik dhe tmerr te udhëtarët. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin Alicante.

Mësohet se zjarri është shpërhapur me shpejtësi dhe ka detyruar autoritetet që të mbyllin aeroportin dhe të anulojnë disa prej fluturimeve.

“Zjarri dukej se ishte në një çati. Ishte mbi zonën e aterrimit. Ju mund të shihnit tymin dhe flakët. U desh një kohë para se të evakuoheshin”, thotë njëra prej pasagjerëve.

Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi se një pjesë e çatisë së terminalit ishte përfshirë nga zjarri, megjithëse flakët thuhet se kanë filluar në zyrat më poshtë.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT