Twitter i zhbllokon llogarinë Donald Trumpit

Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Donald Trump ka fshirë tre postime nga profili i tij në rrjetin social Twitter, pasi deklaratat e tij u bënë shkak për një mbyllje të përkohshme të llogarisë.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i kompanisë për CNN. Kjo lëvizje mund t’i lejojë Trump që të marrë brenda ditës së sotme kontrollin e llogarisë së tij.

”Si rezultat i situatës së dhunshme të paparë dhe të vazhdueshme në Uashington, D.C., ne kemi kërkuar heqjen e tre Tweet e @realDonaldTrump që u postuan më herët sot për shkelje të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Qytetar.”, tha zyrtari i Twitter.

Ditën e djeshme, Twitter njoftoi mbylljen e përkohshme të llogarisë së Donald Trump pasi ai, sipas kompanisë, shkeli rregullat. Për këtë arsye, brenda 12 orëve ai duhet të fshinte postimet me te cilat kishte shkelur rregullat.