E shtunë, 6 Mars, 2021
11 C
Tirana

Turqia vaksinon mbi 650.000 punonjës shëndetësorë në 3 ditë

Më shumë se 650.000 punonjës shëndetësorë në Turqi kanë pranuar një dozë të vaksinës kundër COVID-19 në tre ditët e para të fushatës së vaksinimit në vend.

Më 14 janar, Turqia filloi fushatën e vaksinimit me vaksinën kineze CoronaVac te stafi i kujdesit shëndetësor.

Grupi i parë me 3 milionë doza të vaksinës arriti në Turqi më 30 dhjetor, shkruan Anadoly Agency.

Dy doza të vaksinës do të jepen me 28 ditë diferencë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në katër deri në gjashtë muajt e parë pas shërimit të tyre.

Turqia ka zbatuar orë policore në mbrëmje gjatë ditëve të punës dhe gjatë gjithë fundjavave që nga muaji i kaluar si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e virusit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...