E enjte, 24 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Turqia po përballet me valën e dytë të shpërthimit të pandemisë

Turqia duket se po përballet me një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shprehet se kjo situatë vjen si pasojë e “pakujdesisë” në dasma dhe organizime të tjera.

Në një prononcim pas takimit që pati me ekipin e tij për koronavirus, Koca tha se Ankaraja, ka regjistruar rritjen më të madhe të shifrave të infektimit në ditët e fundit.

Sipas tij, mbi 29 mijë punëtorë shëndetësorë kanë qenë në kontakt me virusin deri më tani, ndërsa 52 prej tyre kanë ndërruar jetë.

“Shpërthimi është duke vazhduar. Virusi është duke u përhapur te më shumë njerëz çdo ditë. Numri ynë i testeve po rritet çdo ditë, numri i pacientëve të rinj nuk po bie”, tha ministri.

Numri i personave të prekur nga COVID-19 në Turqi është rritur për 1.596 raste në 24 orët e fundit. Deri më tani, Turqia ka regjistruar 273.301 raste me koronavirus dhe 6.462 viktima.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zhvillimet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit 1- Merkel thirrje shteteve të BE: Vendosni karantinën për udhëtarët nga Britania e Madhe 2- Shefi...

Qytetet më të shtrenjta në botë për të huajt; Tirana në vendin e 152

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj. Ashgabat, një qytet me rreth një...

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...