E diel, 31 Maj, 2020
18 C
Tirana

Turqia nis operacionin në veri të Sirisë

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Korçë së fundmi. Raportohet se tërmeti me magnitudë 4.05 ballë i shkallës Rihter, ka pasur si epiqendër Libonikun e...

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Kryeministri Rama dhe Policia e Shtetit kanë një përplasje lidhur me vendimet që kanë ndërmarrë, referuar masave ndaj pandemisë. Policia bie ndesh me atë çfarë...

Turqia nisi një operacion ushtarak të planifikuar për një kohë të gjatë në veriun e Sirisë për të nxjerrë forcat kurde të etiketuara nga Ankaraja si terroristë, por që shihen nga shumica e Perëndimit si partnerë kryesorë në luftën kundër Shtetit Islamik. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi fillimin e operacionit, të quajtur “Pranvera e Paqes” dhe tha se ai kishte për qëllim zhdukjen e “kërcënimit të terrorit” kundër Turqisë.

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (FDS) thanë që avionët luftarakë turq po godasin zona civile, duke shkaktuar panik të madh. Operacioni ushtarak filloi disa ditë pas një njoftimi të befasishëm të Shtëpisë së Bardhë se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga rajoni, duke i hapur rrugën operacionit ushtarak turk.

Presidenti Donald Trump po vazhdon të mbrojë vendimin e tij, mes kritikave të gjera në Uashington, duke thënë se “luftërat e kota të pafundme për ne po mbarojnë!” “Luftimet mes grupeve të ndryshme kanë vazhduar për qindra vjet. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kishte qenë kurrë në Lindjen e Mesme. Lëvizëm 50 ushtarët tanë! Turqia DUHET të marrë përsipër luftëtarët e kapur të ISIS-it që Evropa nuk pranoi të ktheheshin. Luftërat e kota, pa fund, për ne, po mbarojnë!”, tha Presidenti Trump të mërkurën, në një seri postimesh në Twitter për këtë çështje.

Si ligjvënësit demokratë edhe ata republikanë kanë kritikuar ashpër tërheqjen amerikane nga Siria veriore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po braktisnin kurdët sirianë që kishin luftuar grupin terrorist Shteti Islamik së bashku me trupat amerikane. “Nëse e dëgjoj presidentin të thotë edhe një herë”, bëra një premtim fushate për të dalë nga Siria”, do më turbullohet stomaku”, tha senatori republikan Lindsay Graham për Axios.

“Ai bëri një betim për të mbrojtur kombin kundër të gjithë armiqve, të huaj dhe vendas. Nuk ka asnjë armik më të madh për kombin tonë se ISIS. Dhe nuk ka asnjë mënyrë që ta mbrojmë vendin nga Islami radikal pa partnerë si kurdët.” Përpara sulmit turk, Forcat Demokratike Siriane lëshoi thirrjen e vet për vendet e përfshira në koalicionin për të mposhtur ISIS-in dhe për të shmangur një katastrofë humanitare në veri të Sirisë.

Lexo edhe :   Lezhë/ Sekuestrohen lëndë narkotike dhe mijëra euro, arrestohen 4 persona
Lexo edhe :   Lezhë/ Sekuestrohen lëndë narkotike dhe mijëra euro, arrestohen 4 persona

“Të gjithë treguesit, informacionet në terren dhe grumbullimet ushtarake në anën turke të kufirit tregojnë se zonat tona kufitare do të sulmohen nga Turqia, në bashkëpunim me opozitën siriane të lidhur me Turqinë,” tha FDS. “Ky sulm do të sjellë viktima në radhët e mijëra civilëve të pafajshëm sepse zonat tona kufitare janë të mbingarkuara.”

Presidenti Trump ka këmbëngulur se nuk po braktis kurdët që luftuan me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e koalicionit kundër ISIS-it. Në të njëjtën kohë, ai ka lavdëruar edhe Turqinë, duke e ftuar Presidentin Erdogan të vizitojë Shtëpinë e Bardhë muajin tjetër (13 nëntor), ndërsa e quajti Ankaranë një “partner të madh tregtar” dhe i atribuojë qeverisë turke “ndihmën për të shpëtuar shumë jetë njerëzish në provincën Idlib”. Zyrtarët ushtarakë amerikanë konfirmuan se kanë ripozicionuar rreth 50 anëtarë të forcës speciale amerikane, të cilët kishin vepruar përgjatë kufirit Turqi-Siri, për shkak të rreziqeve të sigurisë.

“Fatkeqësisht, Turqia ka zgjedhur të veprojë në mënyrë të njëanshme”, tha zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Rath Hoffman në një deklaratë, të martën. “Si rezultat, ne kemi zhvendosur forcat amerikane në veriun e Sirisë larg nga rruga e inkursionit të mundshëm turk për të ruajtur sigurinë e tyre”, shtoi ai.
“Deri tani nuk kemi bërë asnjë ndryshim në praninë tonë ushtarake në Siri”. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Daçiç: Vendimi i fundit i Kosovës është më i keq sesa masa 100% për mallrat

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka reaguar pas vendimit që u mor mbrëmë nga qeveria në detyrë e Kosovës. Kjo e fundit...

Ulet numri i rasteve të reja, bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre, 11 raste janë...

Temperaturat e larta/ Ekspertët paralajmërojnë: Britania do bëhet më e nxehtë se Maroku

Mediat britanike shkruajnë se Mbretëria e Bashkuar po përjeton temperatura më të larta se Maroku. Sipas The Sun, vendi po përjeton majin më të...

Lezhë/ Sekuestrohen lëndë narkotike dhe mijëra euro, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar në Lezhë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Policia kishte marrë informacion se në një automjet po transportohej lëndë narkotike...

Kriza ekonomike pas pandemisë/ Basha takim me Dhomën e Tregtisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për të folur për krizën ekonomike pas koronavirusit...
WhatsApp KONTAKTO TT