E martë, 27 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

Turqia injoron paralajmërimet e Amerikës

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar Turqinë që të mos blejë sistem raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia. Por me sa duket këto paralajmërime kanë rënë në vesh të shurdhët sepse Ankaraja ka anashkaluar paralajmërimin duke thënë se marrëveshja tashmë është kryer dhe nuk ka kthim.

Gjatë një takimi të NATO-s në Bruksel, Pompeo i ka thënë homologut të tij turk se Shtetet e Bashkuara janë të “shqetësuara thellë” lidhur me vendimin e Ankarasë për të blerë sistem të mbrojtjes raketore nga Rusia, të cilat nuk përkojnë me sistemet e NATO-s.

Zyrtarët amerikanë, po ashtu kanë thënë se Pompeo ka paralajmëruar Turqinë se shtetet që blejnë sisteme të tilla nga Rusia rrezikojnë të përballen me sanksione të reja, të llojit që SHBA-ja ka vënë ndaj Rusisë, duke i goditur industrinë ushtarake dhe atë të mbrojtjes.

Por, diplomati turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se blerja e sistemit të mbrojtjes është nënshkruar në muajin dhjetor dhe tani “është punë e kryer”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Zbrazja e Shqipërisë po kthehet në një fatkeqësi kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shpopullimin e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan...

Raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit, reagon delegacioni i BE në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka reaguar pas publikimit të raportit final nga ana e OSBE-ODIHR, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas...

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një...

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...