E martë, 23 Shkurt, 2021
2 C
Tirana

Turqia i shpall ‘luftë’ edhe Austrisë

Pas pretendimit të kryeministrit austriak Sebastian Kurz, se “Erdoğan përdor turqit në Evropë për interesat e tij”, një reagim i menjëhershëm është përcjellë nga ana e Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Ky i fundit ka thënë se kërcënimi i vërtetë ndaj BE dhe vlerave të saj është ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson.

“Kërcënimi i vërtetë ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave të saj është ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson.

Kjo politikë e shëmtuar që formohet mbi ksenofobinë, racizmin dhe islamofobinë është mentaliteti i sëmurë i epokës tonë”, ka shkruar në Twitter Çavuşoğlu. Ai ka cituar lajmin: “Kryeministri austriak Sebastian Kurz: Erdoğan përdor turqit në Evropë për interesat e tij”.

Sipas lajmit të Euronews, Kurz ka folur për gazetën gjermane Handelsblatt. Pasi ka mbrojtur idenë e tij për mbrojtjen e kufijve të BE-së dhe se nevojitet solidarizim i plotë me Greqinë, ai ka akuzuar presidentin Recep Tayyip Erdoğan se “përdor refugjatët si armë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se negociatat me Kryedemokratin Lulzim Basha po vazhdojnë dhe sipas tij mes tyre do të ketë...

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Në një qytet provincial të përgjumur, lindi një djalë me emrin Vladimir Uljanov. Kur të rritej ai do të luante një rol të madh...

Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Një shqiptar i identifikuar si Dorian Resili, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ky i fundit ëstë kapur me drogë, e cila...

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të...

Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

Shumica prej nesh,detyrohemi të përjetojmë një periudhë me mot të ftohtë për të paktën një pjesë të vitit. Dhe një studim i ri ka...