Në një panel online të organizuar nga Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), dega në Washington, nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se heqja e embargos së armëve për Administratën Greke të Qipros Jugore nga ana e SHBA-së është në dëm të paqes dhe stabilitetit rajonal.
“Heqja e embargos helmon paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha Oktay.
Dy ditë më parë, Washingtoni njoftoi heqjen e pjesshme të një embargoje armësh ndaj grekëve qipriotë. Ky lajm ka marrë vemendjen e menjëhershme të Turqisë, e cila tha se ky hap “injoron barazinë dhe ekuilibrin midis dy popujve në ishull”.