Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan kërkon të realizoj sa më shpejtë deklaratat e tij, ku thotë se do ta bëj Turqinë sërish të madhe. Presidenti turk ka deklaruar sot se do japi një ndihmë të madhe për të gjithë çiftet që kërkojnë të rrisin familjen e tyre me sa më shumë fëmijë.
Premtimet fillojnë nga rritja e rrogës deri në dhurimin e një shtëpie, dhe përkujdesjen shtetërore të fëmijës deri sa të fillojë shkollën.
“Secilit prind që lind një fëmijë do t’i shtohet paga me 10 % dhe për fëmijën do të kujdeset shteti deri sa të fillojë shkollimin. Çdo prind që do të ketë 5 fëmijë do t’i dhurohet banesë dhe 20000 lira, deklaron Erdogan.
Gjithashtu, presidenti turk u thotë bashkëkombësve të tij që mos ta falenderojnë për këtë që ai po bën sepse kjo është një e drejte e të gjithë turqve.
“Çdo shtetas turk nuk duhet të më falenderojë mua sepse kjo është një e drejt e tija dhe obligim i imi. Çdo dhunti që i jepet shtetasit turk është prej të mirave të Turqisë të cilën e ka begatuar Allahu me këto begati dhe nuk janë prej meje ose nga pasuria ime personale,” sqaroi Erdogan.
TIRANA TODAY