Turqi / Futbollistët ndërpresin ndeshjen dhe hanë iftar në fushë

Ndeshja mes Giresunspor dhe Keciorengucu në kategorinë e dytë në Turqi, e luajtur dje,  u ndërpre përkohësisht në minutën e 10-të, në mënyrë që futbollistët të mundë të hanin iftar për të thyer agjërimin, kur u dëgjua ezani i kohës së iftarit.

Atyre iu ofrua ujë, fruta dhe ushqim nga pankinat drejtuese dhe stafet e klubeve.