E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Turqi/ Arrest bashkëpunëtorit të mafiozit Peker, dyshohej se ishte në Shqipëri

Prangoset bashkëpunëtori i mafiozit të njohur turk, Sedat Peker. Boban Tomovski, i përfolur nga mediat turke  edhe për fsheje të mundshme në Shqipëri, është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Stambollit. Gazeta e madhe turke “Hyrriet” raportoi sot se Tomovski u arrestua në aeroportin e Sabiha Gökçen. Ai u ndalua si i përfshirë në një operacion droge  dhe po synonte të largohej drejt Egjiptit. Tomovski dyshohet të takohej shumë shpesh me Sedat Peker në kryeqytetin maqedon, Shkup. Mediat bënë të ditur se, Tomovski u dorëzua në Drejtorinë e Degës së Kontrabandës Anti-Emigrant dhe Portat e Kufirit për zbatimin e procedurave të dëbimit pas përfundimit të procedurave gjyqësore.

Biznesmeni turk u zbulua pas skandalit me pasaportat e falsifikuara në Turqi. Mediat ruke shkruan se, ai akuzohet si kryesuesi i një grupi kriminal, ndërkohë që shtëpia e tij në Stamboll është bastisur nga Policia. Ndërkohë që Interpoli kërkon Sedat Pekerin si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar. Peker akuzohet për lidhje me grupin që lëshoi 214 pasaporta të falsifikuara.

Rasti i bosit të kriptomonedhave

Boban Tomovski është emri i dytë që përmendet për mundësinë e fshehjes në Shqipëri. I pari që u zbulua se fshihej në Shqipëri është Faruk Fatih Ozer.  Ky i fundit, i njohur si bosi i kriptomonedhave, akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarë. Ozer, mësohet se qëndroi fillimisht në shtëpinë e shoferit që e mori nga aeroporti në një zonë të quajtur Pazari Ri në Tiranë. Nuk qëndroi shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet dhe u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Më pas në zonën e “21 Dhjetorit”, në një hotel të njohur në atë zonë, ku më pas edhe ka humbur gjurmët, duke mos arritur të gjendet ende. Ndërkohë, mediat ruke bëjnë të ditur se, në Turqi për lidhje me këtë mashtrim janë arrestuar 78 nga 82 të dyshuar, mes të cilëve edhe dy kushërinj të Farukut,  Fatih Ozer,  Guven Ozer dhe Serap Ozer.

Lexo edhe :   Euro 2020/ Nis sonte me Itali-Turqi, ja gjithçka duhet të dini mbi ndeshjen
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...