E martë, 27 Tetor, 2020
22 C
Tirana

“Turp për ju”, flet ambasadori Borchardt: Mjerisht politikanët shqiptarë vazhdojnë…

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Pak ditë më parë disa të rinj të forumeve politike sulmuan shtëpinë e ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, ku shkruan në murin e pallatit të tij “Turp për ju”.

I ftuar në konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”,  Borchardt ka folur dhe për politikanët e sotëm shqiptar.

Sipas tij politikanët shqiptarë mjerisht që nga koha e regjimit diktatorial dhe deri më sot përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin si “armiku të popullit” dhe me këtë po i shkaktojnë një dëm shoqërisë.

Ai ka thënë se duhet të marrë fund miti i “armikut të popullit”.

“Në dramë dhe në histori – koncepti i armikut të popullit është një nga shtyllat qendrore të të menduarit totalitar, ku faktet nuk lidhen më me teorinë, e cila për ithtarët dhe ata që nuk vënë në punë mendjen, qëndron mbi faktet. Në një situatë të tillë, vjen një pikë kur nuk flitet më për të vënë në pikëpyetje dhe për të vërtetuar apo hedhur poshtë teorinë, por për të besuar në të me zell thuajse fetar. Në rrethana të tilla, e vërteta dhe debati zhduken nga terreni intelektual dhe zëvendësohen nga sloganet dhe pushteti.

Ne nuk i kemi lënë pas njëherë e mirë këto rreziqe totalitare: një tabloid britanik i quante “armiq të popullit” gjyqtarët që morën vendim për kufizimin e pushtetit ekzekutiv të qeverisë në kontekstin e Brexit-it; ose sillni ndër mend të ashtuquajturat “media që japin lajme të rreme” të etiketuara si “armike të popullit”.

Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit.

Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat.

Por ka edhe mendimtarë që mendojnë ndryshe. Përmenda Rusonë. Karl Popper ka identifikuar një aradhë filozofësh të cilët kanë mbështetur me mendimet e tyre politikat totalitare kundër shoqërive të hapura. Ai formuloi një alternativë të fuqishme kundër idesë së “vullnetit të përgjithshëm” si formë legjitimi për pushtetin. Ai na mësoi se pyetja “kush duhet të qeverisë” është e gabuar. Kjo pyetje ka çuar në diktaturat mizore të shumicave, në “vullnetin e përgjithshëm” të mishëruar në një udhëheqës të vetëm, ose në “vullnetin e proletariatit” të mishëruar në partinë komuniste, apo në vullnetin për të shfarosur popullsinë hebraike të mishëruar te Fyhreri.

Pyetja që Popper ofron si alternativë është: Si të kontrollojmë përdorimin e pushtetit, si të pengojmë abuzimin e pushtetit? Zgjedhjet e rregullta me pjesëmarrje të gjerë, institucionet e pavarura, shteti ligjor i pakorruptuar, shoqëritë e hapura, ku qytetarët kanë të drejtën e informimit, në mënyrë që të kontrollojnë pushtetin dhe të marrin vendimet duke pasur në dorë faktet –  janë përgjigjet e tij thelbësore.

Shqipëria ka ende mjaft rrugë për të bërë përpara se të arrijë në këtë stad ideal. Siç e kemi parë, rruga është e mbushur me sfida, madje edhe në demokracitë shekullore.

Ne, si Prezencë e OSBE-së, jemi këtu për ta ndihmuar Shqipërinë që të vijojë të ecë në këtë rrugë”, është shprehur Borchardt.

Lexo edhe :   Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Meidanin, me Fatos Nanon na ndante plumbi
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid-19/ ‘Boom’ rastesh të reja në Itali

Italia nuk njeh rënie të numrit të të infektuarve nga Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar plot 21,994 raste të reja me...

Të enjten, takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në...

Video/ Alarm për bombë në Paris, evakuohet zona pranë Harkut të Triumfit

Një pako e dyshimtë ka bërë që policia të evakuojë zonën përreth Place de l’Etoile dhe Champs-Elysées në Paris. Policia ka vendosur një perimetër sigurie,...

Topalli me parti të re? Lubonja: Ose është delirante, ose e blerë nga Rama

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar situatën politike në vend, ku flitet për krijimin e partive të reja në prag të zgjedhjeve të 25 prillit...

Erdogan i sulmon të gjithë: Politikanët e Evropës janë fashistë

Mosmarrëveshjet mes Francës dhe Turqisë rreth karikaturave të Muhamedit dhe fenë islame po intensifikohen. Presidenti turk sulmoi edhe politikanët evropianë duke i quajtur ata...