E hënë, 18 Janar, 2021
-1 C
Tirana

“Turp për BE-në që mban peng Kosovën”, Rama ashpërson tonet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj BE-së, në lidhje me mos liberalizimin e vizave të Kosovës. Në konferencën e përbashkët mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Rama tha se është një turp për BE-në që e mban peng këtë popull dhe nuk i lë të lëvizin të lirë. Ai deklaroi më tej se arsyeja nuk gjendet në Kosovë, pasi detyrimet janë përmbushur. Teksa ka vendosur pikat mbi ‘i’, ai shtoi më tej se arsyeja është në Europë dhe në arsyet e brendshme të BE-së.

“Ne nuk marrim vendime për Kosovën, ne flasim për Kosovën dhe jo në emër të saj. Harmonizimi është domosdoshmëri. Është turp për BE-në që mban peng një popull që të lëvizë lirisht, pasi si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave. E dimë shumë mirë pse. Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, detyrimet janë përmbushur dhe janë njohur.

Arsyeja është në Europë dhe në arsyet e brendshme të BE-së. Kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave që qeverisin. Turp është që Kosova nuk lëviz e lirë”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Futbollisti shqiptar firmos kontratë të re me klubin e Premier Ligës

Futbollist Meritan Shabani ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Volvesit në Angli. Trekuartisti 21-vjeçar ka firmosur një kontratë të re deri në...

Basha-Ramës: Për 8 vjet dështime fajin nuk e ka BE, por Tirja i qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj vendeve të Bashkimit Evropian, pasi nuk mbështetën Ballkanin Perëndimor...

OBSH paralajmëron: Do të ketë 100 mijë vdekje në javë nga Covid në botë

Vdekjet globale nga COVID-19 pritet të arrijnë në 100,000 shumë shpejt, nga më shumë se 93,000 të raportuara javën e kaluar, tha të hënën...

Braçe: Dy vite më parë u betova me dorën mbi Kushtetutë për të mos vjedhur

Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar foton e dy viteve më parë, kur u betua me dorën mbi Kushtetutë për të marrë postin e zëvendësit...

Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Rama në sulmin ndaj BE-së

Nga: Andi Bushati Edi Rama ka të drejtë në vizatimin që i bën BE-së si bashkim egoist, cinik madje aspak solidar. Kritikat që ai i...