E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Turp nga shqiptarët, babai i Durmishajt braktis punën: Nuk i dëgjoi prindërit

Fiorin Durmishaj ka zgjedhur përfundimisht Greqinë, me sulmuesin shqiptar që ka bërë një zgjedhje të guximshme në karrierën e tij. Shumë reagime të forta ka pasur nga vendlindja, me tifozët shqiptarë që kurrsesi nuk e kanë pranuar lehtë këtë vendim.

“Nuk mund ta kafshojë dorën që më ushqeu”, kështu u shpreh vetë futbollisti, duke folur për herë të parë si i Greqisë. Por çfarë ndodhi që ish-lojtari i Shpresave, ndërmori këtë vendim? Një prej punëtorëve shqiptarë në Rodos, kompaninë ku gjendet edhe babai i Durmishajt, ka treguar gjithçka sa i përket këtij rasti. Me identitetin që duhej me çdo kusht të mbahej i fshehtë, zbulohet se futbollisti i ka dalë kundër edhe familjes së tij për Greqinë.

“Jam një shqiptar nga Tirana dhe banoj prej shumë vitesh në Greqi, në Rodos më saktësisht. Familjen e Durmishajt e njoh shumë mirë, madje me babain e tij punoj me një vend. Por ai nuk ka ardhur në punë që prej një jave, pasi ka turp nga zgjedhja e djalit, sepse në vendin tonë të punës ka shumë shqiptarë. Dua të them që babai ishte ai që e ka shtyrë djalin për te Shqipëria, por Durmishajt ia kanë ndërruar mendjen në Athinë dhe nuk i dëgjoj prindërit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...