E martë, 30 Nëntor, 2021
7.5 C
Tirana

“Turp i madh. Çfarë ti themi Juncker për krimin kur ai nuk lexon Bild”

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, i ka cilësuar “turp i madh” deklaratat e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili tha sot në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, se qeveria ka luftuar korrupsionin dhe krimin.

 Në një postim në facebook, Spahiu shkruan se pranon çdo opinion të të huajve, por jo atë të Juncker, pasi, sipas tij, Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur krejt ndryshe.

Postimi i plotë:

Pranoj çdo opinion të të huajve, apo quajini si të doni, por të pranoj Juncker kur thotë që kjo qeveri ka luftuar korrupsionin dhe krimin nuk e bëj dot.

Nuk kam si ta besoj kur Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur krejt ndryshe, madje Shqipërinë e ka quajtur bazë të krimit të organizuar.

Nuk kam si ta besoj kur çdo ditë firmosen kontrata korruptive në kurriz të financave publike, të denoncuara tashmë, dhe nuk kemi asnjë çeshtje në hetim.

Çfarë ti themi Juncker për krimin kur ai nuk lexoka Bild, pasi e di që Zëri Amerikës në shqip nuk ka lidhje me të.

Turp i madh..!!!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...