E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

“Turizmit shqiptar i mungon organizimi dhe orientimi”, flet ekspertja

Intervistoi: Marsela Sinani

Shqipëria, me natyrën e mrekullueshme dhe pasuritë kulturore, u përball me sfida të mëdha gjatë periudhës së pandemisë. U desh që COVID-19 të ‘pushtonte’ botën, për të nxjerrë problematikat se ku çalonim me turizmin. Nga jugu në veri, pamë se si po falimentonin hotelet dhe bujtinat. Vendi ynë ofron një natyrë të ashpër, me një biodiversitet të pasur dhe të shumëllojshëm, plazhe me një vijë bregdetare të gjatë dhe shumë të bukur.

Por nuk mungon edhe trashëgimia kulturore. Në të njëjtën kohë kemi ende shumë punë për të bërë, për të arritur atë se çfarë ofrojnë vendet fqinje.

Ndonëse është venë re se kemi bërë disa hapa para, mbrojtja e ambientit natyror në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Mungon infrastruktura, mungojnë shoqatat hoteliere dhe shërbimi nuk është në nivelin e duhur.

Mbyllja e kufijve për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, ka bërë që turizmi të varet vetëm nga pushuesit vendas. Për të mësuar më shumë se cilat janë pritshmëritë që ky sektor të qëndrojë në këmbë, “Tirana Today” ka kontaktuar me drejtoreshën e DMO Albania, Eva Kushova.

Ekspertja e turizmit të qëndrueshëm, vuri në dukje se turizmi pati goditjen më të madhe, pasi ne nuk kemi patur deri tani një turizëm të organizuar.

Eva Kushova u shpreh për “Tirana Today” se turizmit shqiptar i mungon organizimi, identifikimi i gjithë potencialeve turistike dhe orientimi i turistëve në zona të ndryshme të Shqipërisë. Për një turizëm të qëndrueshëm, me patjetër duhet zhvillimi i strategjive, hartimi i një planveprimi dhe udhëzues i atraksioneve turistike. Në Shqipëri ka plazhe me ujë të kulluar dhe të pacënuar, male spektakolare dhe një natyrë të virgjër. Vizitorët, si brenda vendit dhe jashtë saj, kanë mundësitë e panumërta për të shijuar plazhin në verë, ose një udhëtim malor në ajër të freskët dhe të ftohtë në vjeshtë.

Çfarë i mungon në thelb turizmit shqiptar?

“Shqipëria është e bekuar nga Zoti për peisazhin, historinë, për trashëgiminë natyrore, kulturore e traditat unike, mikpritjen etj. Për këto vlera dhe autenticitetin e saj, Shqipëria ka mundur të tërheqë miliona turistë të huaj deri më sot. Deri në vitin 2019, pa ardhur pandemia, turizmi dukej se po pësonte një bum të jashtëzakonshëm, dhe Shqipëria mori rekord të ardhurash nga turizmi, ç’ka nxiti dhe ngritjen e shumë strukturave akomoduese, trajnime të shtuara të stafeve të shërbimit, pra një orientim të parasë dhe punësimit në turizëm.

Por pandemia ndali gjithçka, dhe Shqipëria pësoi goditjen e madhe në turizëm. Shumë vende u përshtatën, nisën të merrnin masa të ndryshme, ndërsa në Shqipëri gjithçka ndali. Kjo sepse ne kemi patur deri tani një turizëm jo të organizuar, kaotik, jo të programuar. Nuk kemi as strukturat e nevojshme për t’iu përgjigjur krizave të tilla. Ajo që po them është se turizmit shqiptar i mungon organizimi, prioritarizmi, identifikimi i gjithë potencialeve turistike dhe orientimi i turistëve në zona të ndryshme të Shqipërisë, në mënyrë që gjithë komuniteti të përfitojë të ardhura.

Në botë sot konkurojnë destinacione të ndryshme me njëri-tjetrin, dhe ka ardhur koha që dhe në Shqipëri, destinacionet turistike në nivel qarku, bashkia apo rajonal të organizohen, të ulen në një tryezë gjithë aktorët e turizmit, publik e privat, të hartojnë një vizion e strategji se cilin turist do tërheqë, ku destinacion, atë kulturor, të natyrës, historik, kulinar, të eventeve etj.

Më pas të ripaketojë ofertën turistike për ta shpërndarë në gjithë zonën turizmin, dhe për të mbajtur turistin më gjatë. Më tej të dalë në treg me këto paketa, ta promovojë destinacionin, etj. Këto janë organizata për menaxhimin e destinacionit (DMO) për të cilat qeveria është angazhuar të nisë një kuadër ligjor që ato të funksionojnë”.

Çfarë duhet të përmirësojmë për ti ngjarë destinacioneve të huaja?

“Ajo që duhet te përmirësojmë është menaxhimi. Në destinacione të tjera, tashmë është e qartë se ku duan turistët, cilën zonë duan të zhvillojë dhe cilën duan të mbrojnë. Pra, para pandemisë kishte shumë masa për të ndalur turizmin masiv në zonat UNESCO dhe në zonat e mbrojtura, pasi dëmtohen. Ndërkohë që duke ripaketuar ofertën, destinacioni i shpërndan turistët në shumë atraksione të reja dhe eksperienca të reja unike, që turistin ta mbajnë më gjatë dhe ti ofrojnë ture të paharueshme që të rikthehet sërish. Në gjithë botën Meteora, Kopenhageni, Baseli, Dubrovnik, ofrojnë paketën e tyre turistike, kështu duhet të bëjë dhe Gjirokastra, Saranda, Shkodra, etj duke u bazuar në veçantitë unike që ato kanë”.

 A duhet të ndërhyjë shteti me plane konkrete? Si duhet të bëhet promovimi?

“Padiskutim, asgjë nuk bëhet pa shtetin. Shteti së pari nuk duhet të marketojë kuturu, dhe jo vetëm në kohën e plazhit. Duhet të ketë politika për turizëm gjithëvjetor, dhe për të zhvilluar zona të caktuara. Shteti duhet të zbatojë dhe strategjinë e turizmit të qëndrueshëm, të ndihmojë, të facilitojë siç thuhet në strategji, krijimin e këtyre organizatave të menaxhimit të destinacioneve dhe ti ndihmojë ato që të ripaketojnë ofertën turistike dhe ta promovojnë destinacionin. Shteti duhet të facilitojë çdo kërkesë që vjen nga aktorët e tjerë të turizmit në destinacion, për tabela turistike, për një rrugë të re, menaxhimin e mbetjeve, duke bashkëpunuar me aktorët e turizmit për një turizëm cilësor, të organizuar dhe gjithëvjetor”. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...