E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Turizëm në pandemi, Klosi: Serbët dhe boshnjakët gjetën parajsën në vendin tonë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, foli  për vështirësitë me të cilat u përball vendi dhe kryesisht turizmi shqiptar, gjatë këtij viti të pandemisë së koronavirusit.

Klosi tha se turizmi ishte i vetmi sektor që funksionoi plotësisht dhe mjaft mirë gjatë muajve të verës, ndërsa shtoi se në vendin tonë janë futur mbi 2 milionë e gjysmë turistë, ose rreth 50% më shumë se një vit më parë.

Sipas tij, hotelet shqiptare u mbushën plot këtë sezon turistik, jo vetëm nga turizmi i brendshëm, por pati edhe një numër të konsiderueshëm turistësh serbë, boshnjakë, maqedonas, që gjetën parajsën në Shqipëri.

”Ja dolëm të ruanim atë ekuilibrin. Patëm një periudhë, në të cilën ne bëmë numra, bëmë biznes, që mendoj se nuk ishte i keq për pjesën e detit dhe trashëgimisë kulturore. Pati biznes të konsiderueshëm. Hotele të reja bëhen përditë, kërkesa për hotele të reja në të gjithë Shqipërinë ka cdo ditë. Gjithashtu, ky vit na tregoi se një turizëm i brendshëm shqiptar ja doli t’i mbushte plot hotelet tona. Ne ishim shumë të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ja dolëm të pranonim turistë nga Kosova, edhe pse unë nuk ndjehem mirë kur dëgjoj për ndarje Shqipëri-Kosovë, ne nuk duhet të ndahemi.

Ky turizëm i mbushi plot hotelet tona dhe tregoi sa shumë kemi nevojë për kapacitete të reja. Fakti që ne ishim të hapur në zonën e hotelerisë, na bëri të kishim një numër të konsiderueshëm turistësh serb, boshnjak, maqedonas. I gjithë ky bregdet mbarëshqiptar i duhet ofruar rajonit, vende si Serbia, Bosnje-Hercegovina, etj., duhet të na shërbejë si armë e fortë”, tha Klosi në Real Story.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...