Histori

Turistët e historisë antike mund të vizitojnë varrin monumental të restauruar të Persqopit

               Publikuar në : 16:17 - 20/01/19 lm

Përfundon restaurimi i Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit.

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit bëri të mundur kryerjen e ndërhyrjeve konservuese – restauruese, pastrimin e vegjetacionit, ndërtimin e sistemit të drenazhit përreth varrit si dhe vendosjen e tabelave informuese.

Varri Monumental ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës.

Persqopi ishte një nga qytetet antikë që nuk u ripërdorën për shumë kohë. Mendohet se popullsia lëvizi dhe u vendos në Petrelë.

Sot,këto rrënoja të vjetra tërheqin turistë të historisë antike dhe kuriozë të vlerave arkeologjike./ATSH/

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT