Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Tumori i zorrës së trashë, si mund të parandalohet dhe si ndikon dieta

8 vjet ago
in Të Gjitha
Tumori i zorrës së trashë, si mund të parandalohet dhe si ndikon dieta

Personat mbi 50 vjeç, ata që janë mbipeshë, duhanpirësit dhe personat me histori familjare, janë më të rriskuar për t’u prekur nga kanceri kolorektal, i njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë.

Në muajin e ndërgjegjësimit për parandalimin e kësaj sëmundjeje, mjekja gastrohepatologe Albana Duni na njeh me masat e hershme që duhet të ndërmerren, metodat diagnostikuese dhe çfarë është më e rëndësishme me rregullat e arta që na shërbejnë për të mbajtur larg kancerin kolorektal.474747

“Ndërgjegjësimi ndaj tumorit të kolonit ose zorrës së trashë arrin sensibilitetin e tij, sidomos me projekte të tilla siç është muaji kundër tumorit të zorrës. Në botë, prej dekadash tashmë, përveç testeve të feçeve, vlerë të madhe ka marrë ekzaminimi depistues nëpërmjet kolonoskopisë. Qëllimi është që të zbulohen polipet, që janë pararendës të tumoreve. Heqja e polipeve është parandalim për tumoret e zorrës së trashë”, pohon doktoresha. Por çfarë janë polipet e zorrës?

Polipet e kolonit ose të zorrës së trashë, sipas Dunit, janë rritje qelizore brenda lumenit të zorrës. Një pjesë e polipeve janë të parrezikshëm, por, me kalimin e viteve, disa prej tyre shndërrohen në kancer, gjë që është fatale kur zbulohen në stad të vonë. Zakonisht, një polipi i duhet 7-10 vjet për t’u transformuar në kancer. Heqja e tyre mund të bëhet gjatë kolonoskopisë kur janë në madhësi relativisht të vogël.

Heqja kirurgjikale rekomandohet për polipet shumë të mëdhenj, ndërsa heqja e zorrës dhe reduktimit aplikohet në rastin e sindromave familjare, siç është polipoza familjare adenomatoze.

“Polipet e hequra dërgohen për biopsi, në mënyrë që të dihet lloji i tyre, pasi me sy gjatë ekzaminimit, ato nuk kuptohen se cili mbart risk për kancer dhe cili jo”.

KUSH RREZIKOHET

Kur bëhet fjalë për kategoritë e rriskuara, duhet thënë që askush nuk është i imunizuar. Pra, gjithkush, veçon mjekja gastrohepatologe, mund të zhvillojë polipe, madje edhe fëmijët, por “më të kërcënuar” janë personat mbi 50 vjeç, ata që janë mbipeshë dhe duhanpirës, si edhe personat që kanë histori familjare për polipe ose për kancer të zorrës.

“Në praktikën tonë endoskopike kemi hasur raste me polipe në fëmijë, për shkak të trashëgimisë familjare”, shprehet Duni.

SIMPTOMAT

Kontakti i parë me sëmundjen është nëpërmjet shenjave apo simptomave që ajo manifeston. Në rastin e polipeve të zorrës së trashë, këto sinjale shpesh mungojnë, prandaj ato zbulohen vetëm nga kolonoskopia. Në këto kushte, thekon doktoresha, është e rëndë- sishme që të bëhen testet dhe ekzaminimet depistuese si kolonoskopia sepse në këtë mënyrë, polipet zbulohen në stade të hershme dhe mund të hiqen në mënyrë të sigurt dhe të plotë, po nëpërmjet këtij ekzaminimi.

“Parandalimi më i mirë për tumorin e zorrës është pikërisht depistimi ose kontrolli për polipe nëpërmjet kolonoskopisë.

Shpeshherë, për shkak të mungesës së ankesave ose të simptomave, polipet e zorrës zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimit kolonoskopik. Por ka raste që personat me polipe mund të kenë hemorragji, ndryshime të ngjyrës së jashtëqitjes, me prani të rremave të gjakut, dhimbje, të përziera ose të vjella, si edhe anemi. Kështu që në situata të tilla me dhimbje abdominale të zgjatura, diarre apo konstipacion kronik, hemorragji dhe anemi, mosha mbi 50 vjeç, sëmundje inflamatore të zorrës dhe histori familjare për polipe/kancer të zorrës, duhet të drejtoheni te mjeku gastroenterolog”.kanceri-i-zorres-trashe

FAKTORËT QË ÇOJNË NË FORMIMIN E POLIPEVE

Më tej, doktoresha ndalet edhe te faktorët që kontribuojnë në formimin e polipeve dhe të kancerit kolorektal, të cilët janë: Mosha, shumica e personave me polipe janë të moshës mbi 50 vjeç, por në praktikën e përditshme ka raste me polipe edhe në mosha më të reja, gjë që mund të lidhet me historinë familjare.

Sëmundja inflamatore e zorrës, koliti ulçeroz dhe sëmundja Crohn janë situata që për shkak të transformimit displazik që pëson mukoza kolonike, favorizon për kancer të zorrës. Historia familjare, d.m.th, nëse një person i afërt i gjakut (gjyshi, prindi, motra, vëllai) diagnostikohet me polipe ose me kancer të zorrës së trashë, të gjithë familjarët e tjerë duhen kontrolluar me kolonoskopi, në mënyrë që nëse ka polipe, të hiqen dhe personi ndiqet në vazhdimësi dhe në këtë rast quhet i shpëtuar nga kanceri. Ka edhe raste me kancer kolorektal, që nuk lidhet me trashëgiminë. Po ashtu, në listën e faktorëve riskantë janë edhe abuzimi me alkoolin dhe duhanin, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik, si edhe diabeti i tipit II i pakontrolluar.

METODAT DIAGNOSTIKUESE

Parandalimi i kancerit të zorrës së trashë është i lidhur me diagnostikimin e hershëm të polipeve dhe heqjen e tyre. Por cilat janë metodat që aplikohen për këtë qëllim dhe tipet e polipeve. Mjekja Duni jep përgjigjen për secilën pyetje. “Ekzaminimet parandaluese ose testet depistuese luajnë një rol kyç në zbulimin e polipeve para se ato të bëhen kanceroze. Gjithashtu, këto teste ndihmojnë të zbulohet kanceri në stade të hershme, atëherë kur ka shanse për shërim.

Në praktikën tonë kemi raste të operuara për kancer të zorrës, të cilët ndiqen rregullisht dhe kanë mbijetuar për shkak të kapjes në stad të hershëm. Këto metoda depistuese ose kontrolli përfshijnë: kolonoskopia, e cila është metoda më e mirë dhe më e ndjeshme për polipet dhe për kancerin kolorektal sepse ky ekzaminim mundëson edhe heqjen e polipeve gjatë procedurës.

Kolonoskopia virtuale është një metodë më pak invasive që përdor skanerin për të parë zorrën, por nëse aty zbulohen polipe, personi, prapëseprapë, duhet të shkojë në kolonoskopi për t’i hequr polipet. Së fundmi, testet e jashtëqitjes: feçe gjak okult (FOBT), testet fekale imunohistokimike (FIT), DNA test i feçeve (sDNA)”. TIPET E POLIPEVE TË ZORRËS “Polipe adenomatoze: 2/3 e polipeve janë të tillë, por vetëm një përqindje e vogël e tyre mund të bëhen kanceroze. Por gati të gjitha polipet malinje janë adenomatoze.

Polipe serrated (të dhëmbëzuar): në varësi të madhësisë dhe të lokalizimit, ato mund të bëhen kanceroze. Polipet e vogla me lokalizim në pjesën e poshtme të zorrës njihen si polipe hiperplastike dhe shumë rrallë janë malinje. Polipet e mëdha të formës së dhëmbëzuar që hyjnë te tipi i sheshtë (flat) dhe që lokalizohen në pjesën e sipërme të zorrës janë prekanceroze. Këto polipe janë vështirë të zbulohen për shkak të formës së sheshtë të tyre, prandaj kërkohet një ekzaminim i kujdesshëm kolonoskopik.

Polipe inflamatore: zhvillohen si pasojë e sëmundjes inflamatore të zorrës. Këto polipe në vetvete nuk janë të rrezikshëm, por rreziku qëndron te prania e sëmundjes inflamatore të zorrës, siç është koliti ulceroz dhe sëmundja Crohn, pasi këto dy patologji, me ecuri të gjatë, çojnë në kancer kolo-rektal. Në këto situata, personat me sëmundje inflamatore të zorrës duhet të ndjekin protokollet e kolonoskopise me biopsi përgjatë gjithë zorrës, në mënyrë që të zbulohen ndryshimet displazike të mukozës nëse kanë ndodhur me kalimin e viteve. Në një rast të tillë, bëhet heqje e zorrës me kirurgji”./Panorama

Tags: dietai zorrëssë trashësi mundsi ndikontë parandalohetTumori

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
“Jam pinjoll i farës së Ilirëve”, zbulohet testamenti i Aleksandrit të Madh

“Jam pinjoll i farës së Ilirëve”, zbulohet testamenti i Aleksandrit të Madh

Wess Mitchell përgënjeshtron serbët: S’kemi plan për Kosovën. Thaçi: S’ka shkëmbim territoresh

Wess Mitchell përgënjeshtron serbët: S’kemi plan për Kosovën. Thaçi: S’ka shkëmbim territoresh

Neymar më pranë se kurrë Realit, 400 mln euro tronditin PSG-në

Neymar më pranë se kurrë Realit, 400 mln euro tronditin PSG-në







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com