E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Tullac me syze të zeza, sa kushton maska “famëkeqe” që përdori Admir Murataj

Admir Murataj, personi që mbeti i vrarë gjatë grabitjes në miliona eurove në aeroportin e Rinasit, cilësohet edhe si “truri” i këtij operacioni. Ai ishte maskuar në një mënyrë gjeniale dhe të mirëmenduar, pasi në pamje të parë dukej se ishte i vetmi nga grupi i grabitësve që nuk përdorte kapuç për të mbuluar fytyrën.

Në pamjen e fiksuar nga kamerat ai kishte vënë një maskë që e bënte të dukej pa flokë dhe me mustaqe teksa mbante vënë edhe syze të zeza. Profil ky që ngjante tmerrësisht shumë me një efektiv të Fushë-Krujës, që quhej Florin Merlika.

Duket se Murataj ka pasur ide brilante për të drejtuar hetimet e policisë drejt një personi tjetër. Maska e gomës që ai ka përdorur është një mjet që e bënte të pamundur identifikimin e tij nëse nuk do të kishte mbetur viktimë e ngjarjes.

Maska që Murataj ka përdorur mund të gjendet lehtësisht në internet dhe ka një kosto nga 15-300 dollarë. Një sasi e papërfillshme parash duke bërë krahasimin me shumën që do të kishte përfituar dhe shijuar nga grabitja nëse do të kishte qenë ende në jetë.

Kjo maskë që është përdorur nga Admir Murataj është mjaft e njohur në historitë e grabitjeve të bankave, pasi është përdorur gjerësisht edhe në vende të tjera të botës. Maskën në fjalë mund ta zgjedhësh me tipare evropiane, aziatike, të moshave të ndryshme madje edhe me mimika të veçanta.

Përveç fytyrës ajo mbulon qafën dhe gjoksin. Kjo maskë zgjidhet në masë prej grabitësve sepse të bën të dukesh krejt njeri tjetër për shkak se përbëhet nga silikoni.

Kujtojmë këtu se teknologjia e maskave që të transformojnë tërësisht u krijua fillimisht nga artistët e make up-it në Hollivud, që yjet e filmave mos të rrinin për disa orë duke u trukuar por të transformoheshin brenda pak sekondave në personazhin që luanin rolin. Çka nënkupton se ishin ata që i futën për herë të parë në lojë këto maska.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të...

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...

Formula 1/ “Holandezi fluturues’ mund Hamiltonin në xhiron e parafundit

Max Verstappen rriti diferencën e pikëve nga vendi i dytë në kampionat pasi parakaloi pikërisht atë, të dytin, Lewis Hamilton në një duel tjetër...