Kryesore

Tryezë Rama-Basha? Meta humbet qetësinë

               Publikuar në : 11:42 - 22/05/19 M. S

Meta ka prerë shpresat për të ulur në tavolinë palët politike. Ai i ka dërguar një mesazh të fortë diplomatëve e ambasadorëve, duke thënë se duhet ta kenë të qartë se Kushtetuta e vendit nuk shkelet.

Presidenti i Republikës ka folur me tone të larta lidhur me Reformën në Drejtësi, e cila sipas tij, është shkaktare e krizës politike që po kalon vendi sot. Kreu i shtetit tha se reforma u përdor për të kapur institucionet, ndërkohë që vendi sot është pa Gjykatë Kushtetuese.

“Ne duhet t’i bëjmë të qartë kujtdo se Kushtetutën tonë nuk mund ta shkelim, kushdo qoftë, as presidenti që ka vënë dorën mbi Kushtetutë, asnjë diplomat, asnjë ambasador, askush tjetër.

I kam thënë z. Danielson, ne jemi në një situatë të tillë, kemi kaq kohë pa Gjykatë Kushtetuese. Unë nuk di ç’përgjigje të jap kur do kemi Gjykatë Kushtetuese, prandaj i kam thënë sillni një komision vlerësimi të reformës, në mënyrë që të garantojmë që ky është një sukses, se përmes reformës do jemi më të besueshëm.

Unë dëgjoj ca histori që thonë: Ç’a bën Presidenti i Republikës? Presidenti ka bërë dhe bën maksimumin me përgjegjësinë e tij duke respektuar Kushtetutën. Presidenti nuk mund të ulë në tavolinë dy tre njerëz që thonë ne nuk ulemi me këtë se është kryeministër, apo dikë tjetër që thotë se 30 qershori do jetë ditë e madhe për demokracinë në këtë situatë që jemi. Kjo situatë kërkon përgjegjësi, paanësi dhe kërkon të kemi parasysh se nuk na ndikon në perspektivën që kemi”, u shpreh Meta.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT