E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Tryeza për Zgjedhoren/ Balla: S’ka patur kulisa, PD-ja ndryshoi 180 gradë

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Sot doli ‘tym i bardhë’ në Pallatin e Kongreseve. Palët politike pas rreth 1 viti debatesh e konfliktesh ranë dakord që ta bëjnë së bashku reformën zgjedhore. Por si u arrit të uleshin në tryezë përpaqësuesit e opozitës me “të akuzuarin” Gjiknuri, vetëm një ditë pasi gjykata pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës?!

Kjo është pyetja që shtrohet gjerësisht në media, dhe për këtë u pyet numri II i PS-së Taulant Balla, i ftuar pasditen e sotme në studion e “Abc News”.

Balla tha se kthesën e ka bërë PD-ja, madje e quajti “ndryshim 180 gradë”. Ai mohoi të ketë patur “deal” (marrëveshje të fshehtë) mes palëve para se të organizohej tryeza. Ai u zotua në studion e Abc-së, duke u shprehur: “Nëse do të kishte kulisa, unë s’do merresha më me këtë profesion”.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo, nëse reforma zgjedhore do të votohet nga ky Parlament, Balla tha prerazi: Po!

“Reforma zgjedhore është bërë gjithmonë me konsensus të partive politike, edhe opozita parlamentare është pjesë e këtij diskutimi. Duhen 84 vota për ta miratuar reformën. Procedura parlamentare e involvon kimisionin e reformës që ta kalojë fillimisht draftin e dakordësuar e më pas votimi në parlament. Pra do votohet nga ky parlament që kemi nga mazhoranca dhe besoj edhe nga opozita parlamentare. ndërsa opozita parlamentare besoj do ta ketë rikhimin në kuvend, përmes procesit të zgjedhjeve në 2021”, u shpreh ai.

Xhafo: Flitet për prapaskena, apo marrëveshje të fshehta sepse tryeza vjen një ditë pasi gjykata pushoi çështjen e lobimit?

Balla: Nuk është aspak e vertete kjo që mund të jetë një marrëveshje, apo lëshim. Unë jam sekretari i përgjithshëm dhe kreu i grupit të PS, kam qenë personi që kam ngritur kallëzimin penal për këtë çështje. Sa i përket çështjes së lobimit, mund të them se ende sistemi i drejtësisë ka prokurorë dhe gjyqtarë të cilët nuk e kanë kaluar testin e vettingut.

“PD nuk ka deklaruar shpenzimet dhe sot pas dy vitesh hetime dhe 2 orëve vendim e verteta nuk ka dalë. Pse nuk u lejua nga gjykata që të vinte të dëshmonte Nikolas Muzin? Nga kush janë paguar mbi 600 mijë USD për lobimin e PD-së në SHBA?”

Lexo edhe :   Kërkesat e opozitës së re/ Rama: Mbështesim hapjen e listave (VIDEO)
Lexo edhe :   Gjermania e prerë: Keqardhje që reforma zgjedhore nuk është miratuar ende

Sipas tij, anëtarë të KÇK-së i dhanë pafajësinë Lulzim Bashës.

I pyetur nga Endri Xhafo nëse ka patur presion nga ndërkombëtarët për tu ulur në tryezë, ai tha se “qendrimet e SHBA dhe BE kanë qenë publike për të nxitur këtë lloj dialogu. Nuk është sekret”.

Më tej, Balla shtoi se “opozita joparlamentare ka reflektuar për gabimet e 2019 duke kuptuar se në demokraci funksionale pa u ulur në tryezë nuk ka zgjidhje”.

Xhafo: Si do funksionojë puna e komisionit dhe tryezës 4-she?

Balla: Në ligjin zgjedhor do të reflektohen të gjitha sugjerimet e bëra nga OSBE/ODIHR për tre palë zgjedhjet e fundit, por edhe rekomandimet e Bundestagut. PD-ja i është kthuer rrugës së arsyes, ndërsa ne s’kemi ndryshuar qendrim. Kemi një rishikim, ndryshim në 180 gradë, në qasjen e opozitës ndaj institucioneve shtetërore, kushtetuese.

Të gjithë aktorët e rëndësishsëm vendimmarrës, mazhoranca, opozita parlamentare dhe joparlamentare kanë krijuar një mekanizëm që përmbledh këndvështrimit e palëve.

Për ta shpjeguar më qartë për qytetarët, kodi zgjedhor do të bëhet sipas modeleve europiane.

Do të kemi administratë zgjedhore të depolizituar, që do të merren nga shërbimi civil dhe do të bëhen administrator zgjedhor. Sigurisht do të forcohet ligji dhe do të ketë penalitete të ashpra për shkelësit e ligjit. Pra sunojmë të shkojmë drejt një modeli të pakontestuar zgjedhor.

Ai theksoi se këto ndryshime duhet të miratohen deri më 15 Mars të këtij viti, sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR.

Xhafo: Numërimi do të bëhet pranë KZAZ-ve?

Balla: Këto janë detaje teknike që do vendosen rrugës, por besoj se do ruhet modeli që kemi për 90 KZAZ në vend. /abcnews.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...