E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Tryeza për Reformën Zgjedhore, zbardhet kalendari i punimeve

Opozita dhe mazhoranca kanë miratuar sot kalendari apo axhenda e punimeve për produktin final të dakordësuar në Tryezën për Reformën Zgjedhore.

Ata kanë përcaktuar disa data deri në 15 mars për të diskutuar propozimet mbi temat e caktuara.

Ndërkohë një pikë interesante është dhe se në kalendarin e punimeve është përfshirë edhe sistemi zgjedhor, ku 25 shkurti është përcaktuar si datë vetëm për propozimet lidhur me sistemin si dhe diskutimet lidhur me të.

KALENDARI I PUNIMEVE

Metodologjia e Reformës Zgjedhore prioritetet, axhenda dhe organizimi i punës

Reforma zgjedhore duhet të mbyllet brenda datës 15 mars 2020. Koha e shkurtër bën të domosdoshme që çështjet për debat të vendosen në rend prioritar me afate të qarta. Për këtë shërbejnë rekomandimet e ODIHR. Kalendari i temave që duhen trajtuar nga grupi i katër përfaqësuesve politike dhe ekspertet, sipas autorizimit nga Këshilli Politik, paraqiten si më poshtë:

Parakusht që këto masa të jenë efikase, është krijimi i një fushe loje të barabartë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimit të “ndarjes së shtetit nga partitë politike” në përputhje me. Angazhimin e OSBE-se të parashikuar nga paragrafi 5.4 i Dokumentit të Kopenhagenit.

Në mënyrë që reforma të konsiderohet si e suksesshme nga ODIHR, ajo duhet që të trajtojë sa më gjerësisht rekomandimet e ODIHR.

Disa çështje mund të kërkojnë më shumë kohë, si çështja e referendumeve dhe ligji për financimin e partive politike apo mund të prekin kushtetutën dhe kërkojnë një debat më të gjerë apo rrugë miratimi tjetër. Pavarësisht prioriteteve të shprehura nga palët, grupi i ekspertëve duhet të fillojë menjëherë nga puna për çështjet për të cilat palët bien dakord se duhen trajtuar me prioritet në mënyrë të menjëhershme, ndërkohë që çështjet e tjera mbeten për t’u diskutuar më tej në nivel politik në Këshillin Politik dhe/ose grupin katërsh të përfaqësuesve politike.

Tema Afati
Propozime për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, përfshirë masa për rolin e policisë, prokurorisë dhe gjykatave në procesin zgjedhor kundër shitblerjes së votës, presionit mbi zgjedhësit dhe administratën, cenimit te sekretit dhe lirisë së votës dhe abuzimi me burimet shtetërore;

10 shkurt 2020
Ndarja e politikes nga krimi, nëpërmjet forcimit e zbatimit të procesit të dekriminalizimit me masa shtesë

10 shkurt 2020
Propozime për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje. 20 shkurt 2020
Propozime për financimin e fushatës zgjedhore, si dhe financimin e partive politike jashtë fushatës.

15 shkurt 2020
Propozime në lidhje përgatitjen e listave te zgjedhësve, pajisjen me karta ID, si dhe parandalimin e votimit fiktiv te emigrantëve.

5 shkurt 2020
Propozime për rolin e mediave në fushatë.

15 shkurt 2020
Propozime për parandalimin e abuzimit me burimet shtetërore dhe administratën publike në periudhën zgjedhore.

15 shkurt 2020
Propozimet mbi paanshmërinë e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet

1 mars 2020
Propozime për sistemin e ankimimeve gjyqësore dhe administrative

25 shkurt 2020
Propozime për sistemin zgjedhor.

10 mars 2020
Propozime për votimin nga jashtë vendit.

1 mars 2020
Çështjet që lidhen me barazitë gjinore, regjistrimin e subjekteve, periudhën zgjedhore

3 shkurt 2020
Çështje te tjera teknike që reflektojnë ndryshimet e imponuara nga pikat e mësipërme

15 mars 2020
Ekspertët e Komisionit i Reformës Zgjedhore kanë hartuar draftet për një pjesë të madhe të çështjeve të parashikuara në kalendar por që nuk reflektojnë komentet dhe propozimet e opozitës jashtëparlamentare apo që nuk janë dakordësuar me të. Për këtë qëllim për të gjitha çështjet në kalendar përfaqësuesit e opozitës jashtë-parlamentare duhet të sjellin propozimet në formë të drafteve ligjore dhe zgjidhjeve alternative të mundshme dhe në përputhje me standardet e ODHIR për zgjedhje të lira e të ndershme. Në këtë aspekt duhet shfrytëzuar puna e bërë në draftin deri më sot nga ekspertet e opozitës. Për çështjet që do të ketë dakordësi të plotë dhe të përgatitura në nivel teksti ligjor të dakordësuar, draftet do të dërgohen për opinion paraprak tek ODHIR.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...