E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Trump: Vaksina e koronavirusit do të dalë para fundvitit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaron se vaksina ndaj koronavirusit do të jetë gati përpara fundvitit.

“Dua të dërgoj falënderimet tona për shkencëtarët dhe studiuesit në të gjithë vendin dhe madje edhe në mbarë botën, të cilët janë në ballë të përpjekjes sonë historike për të zhvilluar me shpejtësi dhe ofruar trajtime për shpëtimin e jetës dhe përfundimisht një vaksinë. Ka të ngjarë të kemi një zgjidhje terapeutike ose vaksinë shumë përpara fundit të vitit”, tha ai.

Duke folur në lidhje me shtimin e rasteve të reja, Trump theksoi se administrata e tij ka zhvilluar më shumë se 40 milionë teste në të gjithë vendin.

“Ne u goditëm nga virusi që vinte nga Kina. Dhe ne kemi bërë një përparim të madh, strategjia jonë po ecën mirë. Ne kemi mësuar se si ta shmangim. Ne kemi bërë ventilatorë atje ku nuk kishte asnjë, me dhjetëra mijëra, deri në atë pikë sa kemi shumë më tepër sesa duhen. Por tani ne kemi testuar pothuajse 40 milion njerëz”, shtoi ai.

Deri më tani, SHBA regjistrojnë rreth 3 milionë raste infektimi dhe mbi 132 mijë viktima. Ndërkohë, më shumë se 1,5 milionë raste janë ende aktive.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...