E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
16 C
Tirana

Trump u bën presion guvernatorëve të rihapin shkollat

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Megjithë një rritje së fundmi të numrit të të prekurve nga koronavirusi, të martën në aktivitete të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë zyrtarët e administratës Trump bënë thirrje për rihapjen e shkollave.

Në shtetin e Nju Hempshër një nga shkollat përdori teleferik për një ceremoni diplomimi me qëllim për të siguruar mbajtjen e distancës fizike.

Kjo është vetëm një nga masat krijuese që shkollat amerikane po ndërmarrin gjatë pandemisë. Por përtej rrethanave shkollat mund të rihapen së shpejti për vitin e ri shkollor. Presidenti Trump kërkon që kjo të ndodhë në kohë, në gusht ose shtator.

“Do t’i bëjmë shumë presion guvernatorëve dhe gjithë të tjerëve për të hapur shkollat”, tha Presidenti Donald Trump.

Shkollat janë pjesë e një plani më të gjerë të presidentit për të rifilluar funksionin normal të ekonomisë, ndërsa po afrojnë zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Fëmijët që kthehen në shkollë do t’u japin mundësi prindërve të kthehen në vendet e tyre të punës. Me goditjen e vendit nga pandemia më shumë se 50 milionë nxënës i ndoqën mësimet në internet deri përpara pushimeve verore.

Shoqata amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar që nxënësit të kthehen në shkollë në një farë forme në mënyrë që të mos mbeten pas në mësime, një rekomandim që është mbështetur edhe nga ekspertë të sëmundjeve infektive.

“Shumë prej nesh pajtohen me atë se shkollat duhen hapur përsëri këtë vjeshtë, por do të shohim se si ta bëjmë këtë gjë. Kujdesi është shumë e rëndësishëm”, thotë William Schaffner, i shkollës së Mjekësisë në universitetin Vanderbilt.

Por sipas një studimi të Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve, vetëm 20 për qind e prindërve ndihen të sigurt për t’i çuar fëmijët e tyre sërish në shkollë.

Prindërit me bindje republikane kanë dy herë më shumë të ngjarë të ndjehen mirë për ta bërë një gjë të tillë, krahasuar me ata demokratë. Mesazhet e përziera nga zyrtarët federalë dhe ata shtetërorë lidhur me masa paraprake siç janë maskat, kanë kontribuar në ankthin e prindërve.

“Rihapja e shkollave nuk është thjesht një vendim që merret nga qeveritarët, mbikëqyrësit apo drejtorët e shkollave e mësuesit. Është një vendim që kërkon edhe pjesëmarrjen e prindërve. Ata duhet ta dinë se shkollat po marrin masat e duhura për t’i mbrojtur fëmijët e tyre. Problemi nis kur udhëzimet bien në kundërshtim me njëri-tjetrin. Kjo krijon këtë situatë të pasigurt për prindërit që përpiqen të marrin një vendim ndërsa dëgjojnë lloje të ndryshme udhëzimesh nëse një shkollë duhet të bëjë një gjë X apo një tjetër”, thotë John Bailey, Instituti i Ndërmarrjeve Amerikane.

Ndërsa koronavirusi shkakton rrallë sëmundje tek fëmijët, ekziston shqetësimi se ata mund t’ua transmetojnë virusin anëtarëve të familjes sikurse ndodh me gripin.

“Nuk e dimë çfarë ndodh në këtë rast. A infektohen fëmijët nga COVID-19 dhe nëse ata e transmetojnë atë apo nëse është shumë e vështirë që ky virus t’i infektojë fëmijët? Këto studime janë ende në zhvillim e sipër”, William Schaffner, Shkolla e Mjekësisë Universitare Vanderbilt.

Në muajin prill qeveveria federale u dha 13 miliardë dollarëve shkollave dhe universiteteve si ndihmë për të kaluar në mësimdhënien në internet. Mbetet e paqartë nëse qeveria ka në plan të ofrojë fonde shtesë për rihapjen e shkollave në mënyrë të sigurt. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Ja pse dështojnë ligjet kundër duhanit në Ballkanin Perëndimor

Nga Nikola Gjorgjevic “Emerging Europe” Për shumicën e evropianëve perëndimorë, ditët dhe netët e shpenzuara restoranteve, bareve dhe klubeve të mbushura plot me tym, kanë...

Mbyllja e pjesshme e shkollave, Basha: Rama e ka humbur kontrollin ndaj Covid

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftmit të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se mësimi do të jetë i alternuar në...

Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën zyrtari shkodran (Emri)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Pukës, ku ka humbur jetën Drejtori i Inspektoriatit të...

Atentati në Elbasan: Policia i vë prangat Vis “Korçarit” tek spitali ushtarak

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i plagosur Elvis Çausholli, i njohur me nofkën ''Korçari’’. Pas veprimeve hetimore,...