E martë, 20 Tetor, 2020
17 C
Tirana

Trump shkarkon kreun e Zbulimit Kombëtar

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

Mediat amerikane njoftojnë se Presidenti amerikan Donald Trump mori vendimin për të larguar zyrtarin e tij më të lartë të shërbimeve të zbulimit, pas një seance të klasifikuar informimi të ligjvënësve për sigurinë e zgjedhjeve.

Washington Post dhe New York Times thanë të enjten se presidenti ishte i irrituar pasi mësoi për informimin e javës së kaluar për anëtarët e Komitetit të Zbulimit, i shqetësuar se zyrtarët kishin dhënë informacione që mund të përdoren kundër tij.

Presidenti Trump më pas e thirri Drejtorin në detyrë të Sigurisë Kombëtare Joseph Maguire në zyrën e tij të nesërmen, kur përfundimisht vendosi ta zëvendësojë.

“Ishte një zhveshje” e Maguire, i tha një burim, duke folur në kushtet e anonimitetit, gazetës The Washington Post. “Kjo ishte katalizatori”.

Sipas New York Times, zemërimi i Presidentit u nxit nga një vlerësim i njërës prej ndihmëseve të larta të zotit Maguire, Shelby Pierson, e cila u tha ligjvënësve se Rusia ka qenë duke ndërhyrë në fushatën presidenciale amerikane për vitin 2020, duke synuar rizgjedhjen e tij.

Zyrtarët pranë Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe zyrës së saj të sigurisë zgjedhore nuk pranuan të komentojnë kur u kontaktuan nga Zëri i Amerikës.

Një kërkesë për koment drejtuar Shtëpisë së Bardhë gjithashtu nuk mori përgjigje, por reagimi nga ligjvënësit demokratë ka qenë i shpejtë.

“Jam shumë i shqetësuar,” tha Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, Bennie Thompson në një deklaratë të enjten vonë.

“Presidenti e vendos egon mbi vendin”, shtoi ai.

“Duke shkarkuar drejtorin në detyrë të zbulimit kombëtar, Maguire, sepse stafi i tij i dha Kongresit konkluzionet e sinqerta të Komunitetit të Inteligjencës në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, presidenti nuk po refuzon vetëm të mbrohet kundër ndërhyrjeve të huaja, ai po e fton atë.”

Lexo edhe :   Presidencialet amerikane/“Shtetet e lëkundura” që do diktojnë fituesin
Lexo edhe :   Presidencialet amerikane/“Shtetet e lëkundura” që do diktojnë fituesin

Marrëdhënia e ashpër midis Trump dhe agjensive të inteligjencës amerikane daton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kur komuniteti i inteligjencës konkludoi se, “[Presidenti rus Vladimir] Putin dhe qeveria ruse aspiruan të ndihmojnë shanset për t’u zgjedhur të presidentit Trump me çdo mundësi”, kanë shkruar në një raport jo të klasifikuar të publikuar në vitin 2017, agjensitë kryesore të zbulimit amerikan.

Këto përfundime u mbështetën nga një raport në Prill 2019 nga këshilltari special Robert Mueller, i cili konstatoi se, “qeveria ruse konkludoi se do të përfitonte nga një presidencë Trump dhe punoi për ta siguruar këtë rezultat”.

Por, Presidenti Trump vazhdimisht ka mohuar çdo ndërhyrje ruse, duke iu referuar mohimeve të Putinit.

“Ai tha që nuk ndërhyri (në zgjedhje)”, u tha Trump gazetarëve pas një bisede me Putinin në Vietnam. “Ai tha që nuk ndërhyri. Unë e pyeta përsëri. Nuk mund ta pyes pa fund”.

Megjithatë, zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë, në mënyrë të përsëritur, se jo vetëm që Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016, por se e bëri këtë përsëri në 2018 dhe se do të ndërhynte gjithashtu në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Së shpejti, mbledhje e përbashket e dy qeverive Shqipëri-Greqi

Së shpejti, do të ketë një mbledhje të përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë. Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë...

Detaji/ Kryeministri Rama me kollare kuqezi në takimin me ministrin grek

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Pas mbarimit të takimit, Rama dhe Dendias kanë dalë...

Rama: Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për detin

Kryeminstri, Edi Rama tha sa çështja e detit me Greqinë, do t’i lihet  drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi i. Deklaratën, Rama e dha...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Shëndetësia në kolaps, Basha: Zgjidhja emergjente, rritja e numrit të testimeve

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, papërgjegjshmëria e kryeministrit Edi Rama ka çuar në kolaps shëndetësinë. Sipas Bashës, zgjidhja emergjente, ndër të tjera është...