E premte, 23 Tetor, 2020
18 C
Tirana

Trump pritet të emërojë kandidaten për në Gjykatën e Lartë

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Presidenti Donald Trump pritet të emërojë Amy Coney Barrett për të plotësuar vendin e lirë të Gjykatës së Lartë të mbetur bosh nga vdekja e gjykatëses liberale Ruth Bader Ginsburg, duke i dhënë atij një mundësi për ta bërë gjykatën më konservatore me më pak se gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale.

Media të shumta amerikane, përfshirë CNN-in dhe Nju Jork Tajmsin, cituan burime anonime të premten që thanë se presidenti Trump synon të shpallë emërimin e zonjës Barrett si zgjedhjen e tij të shtunën në orën 5 pasdite. Ata paralajmërojnë, megjithatë, se derisa të shpallet publikisht, ekziston gjithmonë mundësia që presidenti Trump mund të bëjë një ndryshim të minutës së fundit. Zëri i Amerikës nuk mund të konfirmojë njoftimet e mediave.

Presidenti Trump ka premtuar të emërojë një grua për të zëvendësuar gjykatësen Ginsburg, e cila vdiq javën e kaluar në moshën 87 vjeç. Barrett, një gjyqtare konservatore i Gjykatës së Apelit, ka qenë një kandidate për vendin e mbetur bosh së bashku me një tjetër gjyqtare të gjykatës së apelit, Barbara Lagoa. Të dyja janë emëruar nga presidenti Trump më herët në gjykatat federale të apelit.

Vendimi i presidentit për të caktuar një kandidate përpara garës së tij të nxehtë të rizgjedhjes me ish-nënpresidentin Joe Biden menjëherë shkaktoi një betejë të ashpër politike në Uashington, me udhëheqësit republikanë të Senatit që argumentuan se procesi i konfirmimit duhet të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa demokratët pretendojnë që emërimi duhet të vonohet derisa të dihet fituesi i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Në lojë është prirja politike e Gjykatës së Lartë, në të cilën caktohen gjyqtarë që shërbejnë për tërë jetën. Gjykata kishte një shumicë konservatore 5-4 para vdekjes së zonjës Ginsburg. Nëse konfirmohet një gjykatëse konservatore për të zëvendësuar zonjën Ginsburg, shumica konservatore mund të zhvendoset në 6-3.

Kushdo që zgjidhet për të plotësuar vendin bosh do të luajë rol në marrjen e vendimeve kryesore të Gjykatës së Lartë në vitet e ardhshme për një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë të drejtat e abortit, kujdesin shëndetësor, ligjet e armëve, lirinë fetare, imigracionin dhe lirinë e fjalës./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ikën ditët me diell, ja si do jetë moti në fundjavë

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell, duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave. Mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte...

Matematika e kryeministrit që tallet me sakrificën e qytetarëve

Nga: Klodian Tomorri Degjova nje replike te kryeministrit Edi Rama me kolegen Marsela Karapanço te A2 CNN, e cila ne fakt ishte nje fyerje ndaj...

Covid/ Pse mbyllja e shkollave, ka pasoja shumë të rënda

Nga: Fabio Sabatini “Internazionale” A është mbyllja e shkollave, mënyra e duhur për t’u përballur me pandeminë aktuale? A janë përfitimet e mbylljes së tyre...

Skandali i dhënies së nënshtetësive/Meta: Shpifje të sponsorizuara

Presidenti ka folur nga Korça, për ngjarjet politike. Meta i ka konsideruar si “shpifje të sponsorizuara”, akuzat e ngritur ndaj tij për dhënien e...

Meta: Po i jap edhe një mundësi për të kthyer aktin në shinat e ‘5 qershorit’

Pasi ktheu në Kuvend për rishqyrtim Kodin e ri Zgjedhor, kreu i shtetit Ilir Meta ka sqaruar arsyet përse e ndërmori këtë akt. Në një...