E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

Trump paralajmëron të mos nënshkruajë paketën e ndihmave për Covid-in

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump paralajmëroi të martën se nuk do të nënshkruante paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihme për koronavirusin që përfshin fonde jetike për amerikanët, duke thënë se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të rriten.

Paralajmërimi i presidentit republikan në largim, të cilit i mbetet më pak se një muaj në detyrë, shkakton paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit, jeta e të cilëve është ndikuar rëndë nga pandemia.

“Paketa që po planifikojnë ta sjellin përsëri në tryezën time është shumë më ndryshe nga sa parashikohej,” tha zoti Trump në një video të postuar në Twitter. “Është me të vërtetë e turpshme.”

Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati e miratuan legjislacionin të hënën në mbrëmje.

Zoti Trump tha se ai doqë Kongresi ta rrisë shumën e pagesave personale në 2,000 dollarë për individët ose 4,000 dollarë për çiftet, në vend të 600 dollarëve që parashikon projekt-ligjit të cilën ai e quajti një shifër “qesharake”.

Presidenti Trump gjithashtu kritikoi pjesën e legjislacionit që parashikojnë fonde për vendet e huaja, Institutin Smithsonian dhe mbarështimin e peshkut, mes shpenzimeve të tjera.

“Unë kërkoj gjithashtu nga Kongresi që të eliminojë zërat shpërdoruese dhe të panevojshme nga ky legjislacion, dhe të më dërgojë një paketë të përshtatshme, përndryshe administrata tjetër do të duhet të dorëzojë një paketë për ndihmën përCOVID-in. Dhe ndoshta ajo administratë do të drejtohet nga unë”, tha ai.

Lexo edhe :   Asnjë tolerancë nga rrjetet sociale, Biden e fillon llogarinë nga zero
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Co*id-19/ Kina ndërton spitalin me 1,500 shtretër për vetëm 5 ditë (Foto)

Kina ka përfunduar ndërtimin e një spitali me 1,500 dhoma për pacientët me Covid-19 ,për të luftuar një rritje të infektimeve, për të cilat...

Pandemia/ Austria vazhdon izolimin deri më 7 shkurt

Austria e ka zgjatur masën e izolimit deri më 7 shkurt, teksa autoritetet shprehen të alarmuar për rritje të rasteve për shkak të varianteve...

Rindërtimi dhe pandemia/ FMN: Qeveria duhet të ketë plane rezervë

Intervistë me shefen e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun Në rast të një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet të ndërmarrin...

Milan humb yjet, dy lojtarët e rëndësishëm me Covid-19

Milani njofton se Hakan Çakhanoglu dhe Teo Hernandez kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.  Një lajm  i keq ky për kuqezinjtë, që duhet të bëjnë...

E rëndë në Tiranë: Automjeti përplas për vdekje 10-vjeçaren

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme. Një automjet ka përplasur këmbësoren 10 vjeçare e cila ndërroi jetë si pasojë e...