E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Trump para protestuesve: Vjedhja e zgjedhjeve, më e madhja në historinë e SHBA

Presidenti në detyrë i SHBA-ve Donald Trump vijon me deklaratat e tij se zgjedhjet presidenciale ishin të manipuluara.

Përpara një turme mbështetësish në Washington, kandidati republikan tha se nuk do ta pranojë kurrë humbjen në zgjedhjet presidenciale ndaj demokratit, Joe Biden.

Po ashtu ai deklaroi se Presidenti në detyrë së bashku me ekipin e tij do të ndalojë vjedhjen. “Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, nuk do të pranojmë kurrë. Ne do të ndalojmë vjedhjen.”– tha Trump.

Trump është shprehur se këto zgjedhje ishin vjedhja më e madhe në historinë e SHBA-së. Protestuesit kanë insistuar se presidentit Trump i është bërë padrejtësi nga ana e demokratëve.

Protestues në mbështetje të Donald Trump
                                                 Protestues në mbështetje të Donald Trump

Më herët, Trump ka pasur përplasje me zëvendësin e tij, Mike Pence, lidhur me çështjen e votave.

Pence e kishte njoftuar presidentin Donald Trump se nuk e ka autoritetin për të bllokuar certifikimin e presidentit të zgjedhur Biden, kur Kongresi të përfundojë votat elektorale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...