E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Trump nuk ndalet, mund të kandidojë sërish në 2024-ën për President

Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Donald Trump duket se nuk do të heqë dorë nga politika edhe në rast se Gjykata certifikon si fitues të zgjedhjeve, Joe Biden.

Sipas medias prestigjoze The Telegraph, Trump u ka thënë këshilltarëve se në rast humbjeje atëhere ai po mendon të kandidojë sërish për President në vitin 2024.

Në fakt, ligji ia lejon Trump-it që edhe pse ka qenë President për 4 vite, pas humbjes, të kandidojë sërish për postin, pasi kufizimi i vetëm është që një President amerikan nuk mund të udhëheqë për dy mandate ose 8 vite.

Në rast të këtij skenari, atëhere SHBA në 2024 do të kishte sërish të njëjtët kandidatë në 2 frontet, Joe Biden dhe Donald Trump.

Kanidati demokrat, Joe Biden fitoi garën presidencale me 290 vota elektorale, por Donald Trump nuk e ka pranuar rezultatin, pasi ka hedhur akuza për manipulim votash.

Ndërkohë, ekipi i fushatës së Trump ka dërguar padi në Gjykatë për rinumerim të votave në disa shtete.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...

Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

Edhe pse prej shumë kohësh është konsideruar si një problem me të cilin duhet të merret bota e sportit profesional, shpeshtësia e angazhimeve dhe...

Përfundon takimi Biden-Putin, zgjati shumë më pak nga sa parashikohej

Pas 3 orësh bisedime, ka përfunduar takimi në Gjenevë midis Presidentit të SHBA-ve Joe Biden, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Takimi i zgjeruar...

Si po mashtrohen shqiptarët nga hakerat, ja çfarë thotë eksperti

Nga: MARSELA SINANI Nuk janë të pakta rrjetet e hakerave të cilët nëpërmjet vjedhjes së të dhënave personale në Facebook, kanë marrë me mashtrim shuma...