E mërkurë, 12 Gusht, 2020
27 C
Tirana

Trump: Nuk dua shtyrjen e zgjedhjeve

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Pak orë pasi kishte sugjeruar shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve të 2020, Presidenti Donald Trump tha se nuk donte shtyrjen e votimeve, por kishte shqetësime se mund të lindnin probleme nga miliona fletëvotime të dërguara me postë.

“Dua zhvillimin e zgjedhjeve dhe daljen e rezultatit, i dua shumë, shumë më tepër se ju,” tha presidenti në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten. “Nuk dua vonesa. Dua të zhvillohen votimet. Por gjithashtu, nuk dua të pres për tre muaj dhe të mësoj më pas se mungojnë fletëvotime dhe se zgjedhjet nuk kanë vlerë“.

Presidenti citoi njoftime të medias për probleme me votimet me postë, pasi fletëvotimet kanë mbërritur vonë. Presidenti tha se mund të duhen javë, muaj, ndoshta edhe vite për të sqaruar çdo gjë. “A dua ndryshimin e datës (se votimeve)? Jo, por nuk dua as zgjedhje të parregullta,” tha presidenti.

Presidenti Donald Trump hodhi për herë të parë të enjten idenë për t’i shtyrë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pas aludimeve të tij se votimi me postë do të rezultojë në manipulime, aludime që nuk duket të kenë ndonjë bazë.

Presidenti Trump shkruante të enjten në Twitter se “Me votimin e përgjithshëm me postë zgjedhjet e 2020s do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më të manipuluara në histori. Do të jetë një turp i madh për SHBA. A duhen shtyrë zgjedhjet në mënyrë që njerëzit të mund të votojnë siç duhet???,” shkruante presidenti në Twitter.

Datat e zgjedhjeve federale përcaktohen nga Kongresi dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë dispozitë për shtyrje të ceremonisë së inagurimit të Presidentit më 20 janar 2021.

Lexo edhe :   Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump nxirret menjëherë nga konferenca e shtypit
Lexo edhe :   Shtëpia e Bardhë, e hapur për negociata me demokratët për paketën e ndihmave

Presidenti Trump edhe më parë ka lënë të kuptohet se nuk do t’u besonte rezultateve të zgjedhjeve, e ngjashme kjo me ankesat e ngritura prej tij në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Megjithatë, asnjëherë më parë ai nuk kishte hedhur aq drejtpërdrejt idenë për ndryshimin e datës 3 nëntor.

REAGIMET

Kryetari i shumicës republikane të Senatit, Mitch McConnell tha se data e zgjedhjeve 3 nëntor është e vendosur përfundimisht. Në të kaluarën, tha ai, janë bërë zgjedhje edhe në kohë krizash.

Ligjvënësi demokrat Dan Kildee shkruante në Twitter: “Një president përhap gënjeshtra dhe propozon shtyrjen e zgjedhjeve për të mbajtur veten në pushtet. Mos lejoni që kjo të ndodhë. Çdo amerikan, republikan, i pavarur dhe demokrat, duhet të flasë hapur kundër mosrespektimit të ligjit dhe mospërfilljes së plotë të Kushtetutës nga ky president”.

Senatori Tom Udall, gjithashtu demokrat, tha: “Nuk ka asnjë mundësi që Presidenti i SHBA të mund t’i shtyjë zgjedhjet. Ne nuk duhet ta lejojmë atë të na zhvendosë vemendjen nga paaftësia që tregoi me COVID-19”.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr u pyet në dëshminë e dhënë në Kongres në fillim të kësaj jave nëse Presidenti Trump mund të ndryshonte datën e zgjedhjeve. “Asnjëherë më parë nuk jam pyetur për këtë. Nuk e kam shqyrtuar ndonjëherë këtë,” tha ai.

Zoti Barr tha gjithashtu se në dijeninë e tij, një president nuk mund t’i kundërshtojë rezultatet e zgjedhjeve nëse votat janë të qarta. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mustafa flet për videon e inskenimit të varrimit të tij: Motrës gati i ra të fikët

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar videomontazhin e publikuar pak kohë më parë në rrjetet sociale, ku duket se ai ka vdekur dhe...

Fitoi shtatë tituj me Juven, ylli i futbollit vendos të tërhiqet

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, përmes një videoje të...

Shifrat nga pandemia/ PD nxjerr videon, akuzon qeverinë për mashtrim

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, shprehet se qeveria është duke mashtruar lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ajo ka publikuar një video në Facebook, ku një...

Remont në një kabinë, ja zonat në Tiranë që do të mbeten pa energji nesër

Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se nesër do të kryhet remont në një kabinë në kryeqytet, për instalimin e sistemit të matjes. Punimet do...

Nuk ka falje për “Skënderbeun”/ Gjykata Federale konfirmon vendimin e CAS

Klubi i Skënderbeut bën me dije se Gjykata Federale e Zvicrës ka lënë në fuqi vendimin e CAS, për dënimin me 10 vite përjashtim...