E premte, 26 Shkurt, 2021
19 C
Tirana

Trump njofton arritjen e një tjetër marrëveshjeje historike

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, bën me dije se një tjetër marrëveshje historike është arritur ditën e sotme.

Përmes një postimi në Twitter, Trump njofton se Izraeli dhe Gjiri i Bahreinit kanë arritur në një marrëveshje për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet mes tyre.

“Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh”, shkruan Trump në postimin e tij.

Për vite të tëra, shumë prej vendeve arabe kanë bojkotuar Izraelin, duke këmbëngulur se ata do të vendosnin lidhje vetëm pasi të zgjidhej mosmarrëveshja palestineze.

Ky shtet është bërë vendi i katërt arab në Lindjen e Mesme që njeh Izraelin, që nga themelimi i tij në 1948. Të tjerët janë Egjipti, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara, e cila i normalizoi marrëdhëniet muajin e kaluar.

Kjo marrëveshje vjen vetëm disa ditë pasi vendi njohu Kosovën, ndërsa u njoftua dhe hapja e ambasadës në Jeruzalem.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Erdogani duhet të zgjedhë njëherë e mirë midis Perëndimit dhe Lindjes

Nga: Metin Gurcan “Al Monitor” Në një hark kohor 5-ditor gjatë javës së kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha dy mesazhe diametralisht të kundërta...

Rikthehet vrullshëm ndërtimi, rriten me 2.3 herë sipërfaqet e lejeve të dhëna

Sektori i ndërtimit është rikthyer vrullshëm në tremujorin e katërt të 2020-n, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si...

Twitter me risi të re, disa postime do të bëhen me pagesë

Rrjeti social Twitter do të sjellë një risi. Opsioni  i ri do të futet në muajin e ardhshëm ajo do të quhet Super Followers,...

Mjeku infeksionist bën thirrjen e fortë: Vendi duhet të futet në karantinë

Mjeku infeksonist Arben Pilaca i ka bërë thirrrje Komitetit Teknik për shtrëngim të masave sa nuk është vonë. Sipas Pilacës nuk duhet humbur asnjë sekondë,...

Ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar Ilir Metën

Ardian Dvorani është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një gjyqtar i shquar në betejën kundër korrupsionit, dhe ky fakt ka gëzuar shumë...