E shtunë, 4 Korrik, 2020
22 C
Tirana

Trump: Një moment historik shumë i trishtuar për SHBA

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Presidenti Donald Trump i quajti të enjten vdekjet më të larta në botë nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara “një moment historik shumë të trishtuar”.

Në fillim të vitit, Trump shpesh e minimizonte kërcënimin e koronavirusit, duke thënë se numri i rasteve në Sh.B.A do të zvogëlohej shumë shpejt.

Por ai e pranoi numrin e vdekjeve – një shifër më e lartë nga numri i vdekjeve amerikane në luftërat e Vietnamit dhe Koresë të marra së bashku – në një koment në Twitter.

“Për gjithë familjet dhe miqtë e atyre që janë ndarë nga jeta,” tha ai, “dua të shpreh simpatinë dhe dashurinë time nga zemra për të gjitha vlerat që mishëronin dhe përfaqësonin këta njerëz të mëdhenj. Zoti qoftë me ju!”

Me Sh.B.A që kaloi 100,000 vdekje në më pak se katër muaj, një grup senatorësh nga të dyja partitë ripërsëritën thirrjen e tyre për një moment heshtjeje që do të mbahej të hënën për të nderuar të vdekurit.

“Kombi duhet ta kujtojë këtë moment të errët me unitet dhe qartësi,” tha senatori Brian Schatz, një demokrat nga Hauai.

“Në këtë kohë dhimbje gati të paimagjinueshme, është thelbësore që të ndalemi për të nderuar çdo jetë të humbur dhe që të ngushëllohemi së bashku”.

“Pandemia” COVID-19 “ka shkatërruar vendin tonë,” tha senatorja republikane Lisa Murkowski nga Alaska.

“Shumë familje kanë parë të dashurit e tyre të vuajnë. Për shkak të masave të rrepta të izolimit, shumë prej atyre që kanë humbur dikë nga sëmundja nuk kanë mundur të japin lamtumirën e tyre të fundit në spitale.

Shumë gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të kenë ceremoni të duhura për të nderuar njerëzit që kanë humbur.”

Një propozim tjetër në Dhomën e Përfaqësuesve kërkon një moment të përditshëm heshtjeje sa herë që dhoma të fillojë një seancë, si dhe një ditë kombëtare zie pasi të përfundojë pandemia dhe krijimi i një memoriali kombëtar për viktimat.

Lexo edhe :   Ambasadorja amerikane nuk ndalet: SHBA do qëndrojë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën drejt BE-së
Lexo edhe :   Ambasadorja amerikane nuk ndalet: SHBA do qëndrojë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën drejt BE-së

Shtetet e Bashkuara kanë parë njëfarë përmirësimi në numrin e përditshëm të vdekjeve, por ky përparim bëri një hap të mprehtë prapa të mërkurën me 1.400 vdekje të reja të raportuara.

Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën, më shumë se 356,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19. Ka rreth 5.7 milion raste të konfirmuara, me gati 30% në Shtetet e Bashkuara.

Koreja e Jugut raportoi 79 raste të reja të enjten ndërsa vazhdon të punojë për të parandaluar një ringjallje të përhapjes së virusit.

Me shumicën e rasteve të reja të vendosura në zonën e Seulit, Ministri i Shëndetësisë Park Neung-hoo u bëri thirrje njerëzve të shmangin tubimet e panevojshme dhe kompanive të mbajnë punëtorët e sëmurë në shtëpi.

Ka shqetësime edhe në shumë vende të Amerikës Latine, ku Programi Botëror i Ushqimit thotë se pandemia mund të lerë 14 milion njerëz të uritur.

“Ne po hyjmë në një fazë shumë të ndërlikuar,” tha Miguel Barreto, drejtori rajonal i WFP për Amerikën Latine dhe Karaibet. “Ne po e quajmë këtë një epidemi urie.”

Brazili ka patur goditjen më të fortë në rajon, me 411,000 rastet e saj, duke u radhitur vetëm pas Shteteve të Bashkuara. Peruja ka parë gjithashtu një rritje të mprehtë të rasteve, përfshirë raportimin e të mërkurës me një rritje rekord ditore prej 6.154 rastesh të reja.

India raportoi një kërcim të ngjashëm të enjten me 6.566 raste të reja, një rekord për vendin që tani renditet e 10 në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Godet dhe fyen gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti shqiptar

Një lojtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë. Raportohet se 29-vjeçari V.P ka...

VIDEO/ Po ecte me shpejtësi 236 km/h, policia ndalon Lamborghini-n

Ditën e sotme, policia ka ndaluar një Lamborghini, drejtuesi i së cilës është konstatuar duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Përkatësisht, shpejtësia...

Pandemia/ Ndahet nga jeta sportisti 38-vjeçar

Për shkak të infektimit me koronavirus, ka ndërruar jetë ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e...

Pse të rinjtë po preken nga pandemia? Përgjigjet mjeku pneumolog

Mjeku pneumolog Arjan Mezini gjatë një interviste në “News 24” komentoi situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Ai iu përgjigj pyetjes se “pse të...

“Përplasje” mes Turqisë dhe Francës

Mosmarrëveshja midis Turqisë dhe Francës pas një konfrontimi në brigjet e Libisë po bëhet më e ashpër. Parisi largohet nga misioni i NATO-s "Sea Guardian”...