E shtunë, 19 Qershor, 2021
29.5 C
Tirana

Trump ndau me rusët informacionet që i dha inteligjenca izraelite

Inteligjenca izraelite ishte burim për një pjesë të informacioneve mbi aftësitë e Shtetit Islamik për të ndërtuar bomba, që presidenti Trump diskutoi me diplomatët rusë.

Kështu raporton CNN, bazuar në burimet e saj, megjithëse Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar për këtë. Të njëjtin shembull ndoqi edhe ambasadori i Izraelit në SHBA, Ron Dermer, i cili thjesht shprehu besim te raporti me SHBA-të.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se nuk mund të fliste specifikisht për këtë temë, por shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura nga komenti i ambasadorit izraelit për besim në ndarjen e informacionit me Uashingtonin.

Zbulimi i medieve, se Trump ndau informacione sekrete me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ambasadorin Sergey Kislyak, shkaktoi një tjetër lumë kritikash ndaj Shtëpisë së Bardhë dhe kërkesa për shpjegime nga presidenti.

Sipas medieve amerikane, veç Izraelit, edhe vende të tjera, përfshirë aleatët arabë, kanë kontribuuar me informacione që shtynë SHBA-të të ndalonin mbajtjen e laptopëve apo pajisjeve të tjera elektronike në kabinë gjatë fluturimeve nga 10 vende të rajonit./ Top Channel/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbyllet pjesa e parë, Hungaria ndëshkon Francën me një aksion perfekt (Video)

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Hungari-Francë. Hungarezët kanë kaluar në avantazh në fund të minutave shtesë, me anë të Fiola-s pas një aksioni...

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen dy persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur në mesditën e sotme në aksin Elbasan-Bradashesh. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë...

E njëjtë me dosjen 339/ Basha: Në Durrës, prokuroria ka përgjuar deputetin e PS

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë, se sipas disa informacioneve të tij, një deputet i...

Pjesë e sanksioneve të SHBA/ Ebrahim Raisi zgjidhet President i Iranit

Konservatori iran Ebrahim Raisi  zgjedhjet, ka fituar zgjedhjet presidenciale të Iranit, teksa ka arritur një distancë shumë të madhe votash para konkurrentëve të tij. Ai...

BE-ja kërcënon me sanksione liderët e Libanit

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka thënë liderëve të Libanit se ata janë fajtorë për krizën politike dhe...