Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump mbështet protestuesit “e guximshëm” iranianë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Trump mbështet protestuesit “e guximshëm” iranianë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit “e guximshëm” të Iranit, të cilët dolën në rrugët e Teheranit për të shfaqur pakënaqësinë pasi autoritetet pranuan se gabimisht kanë rrëzuar avionin ukrainas duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

Trump paralajmëroi qeverinë se “bota po i shikon”.

“Për popullin e guximshëm dhe të vuajtur të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i mandatit dhe administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne jemi duke përcjellur protestat tuaja me vëmendje dhe jemi të inspiruar nga guximi juaj”, tha Trump në Twitter.

Ai shtoi se Teherani duhet të lejojë organizatat për të drejtat e njeriut të monitorojnë mbarëvajtjen e protestave.

“Nuk mund të ketë edhe një masakër të protestave paqësore apo ndalim të qasjes në internet. Bota po ju shikon”, shtoi ai.

Komentet e Trump-it vijnë pasi qindra protestues u mblodhën në disa pjesë të Teheranit për të kërkuar drejtësi dhe dorëheqje të qeverisë.

Mediat lokale raportuan se disa protestues kanë djegur fotografi të gjeneralit Qasem Soleimani i cili u vra nga SHBA-ja më 3 janar, shkruan “Rel”.

Teherani zyrtar ka pranuar të shtunën se ka rrëzuar aksidentalisht avionin ukrainas pak minuta pas nisjes nga Teherani, duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy tha se pret pranim të plotë të fajësisë dhe kompensim nga Irani.

Presidenti Iranian Hassan Rohani, e quajti incidentin “tragjedi të madhe dhe gabim të pafalshëm”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha përmes një postimi në Twitter se ky ishte një “gabim njerëzor i shkaktuar nga aventurat e Shteteve të Bashkuara që çuan në tragjedi”.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhi disa orë pasi Irani sulmoi me 23 raketa në bazat irakiane që strehojnë trupat e SHBA-së.

Tags: IranianëmbështetprotestuesTrump

TË LIDHURA

Mijëra të vrarë në Teheran; 200 mijë protestojnë në Mynih kundër Iranit
Bota

Mijëra të vrarë në Teheran; 200 mijë protestojnë në Mynih kundër Iranit

16:51 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë
Bota

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Next Post
Fundosen dy varka në detin Jon dhe Egje, të paktën 30 viktima

Fundosen dy varka në detin Jon dhe Egje, të paktën 30 viktima

70 persona vijnë çdo ditë në Tiranë/ E dini sa % e popullsisë jeton në kryeqytet

70 persona vijnë çdo ditë në Tiranë/ E dini sa % e popullsisë jeton në kryeqytet

Mamaja donte ta abortonte, gjyshja i shpëtoi jetën

Mamaja donte ta abortonte, gjyshja i shpëtoi jetën







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Eva Dumani, pas 12 vitesh në kampin e ferrit në Siri, rikthehet në Tiranë
Aktualitet

Eva Dumani, pas 12 vitesh në kampin e ferrit në Siri, rikthehet në Tiranë

by mirseda
17:07 | 14/02/2026
0

Pas 12 vitesh larg atdheut dhe një kalvari të gjatë në Siri, Eva Dumani është rikthyer në...

Mijëra të vrarë në Teheran; 200 mijë protestojnë në Mynih kundër Iranit

Mijëra të vrarë në Teheran; 200 mijë protestojnë në Mynih kundër Iranit

16:51 | 14/02/2026
Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër

16:27 | 14/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Zarf i zi/ Kristi Lamaj largohet nga Big Brother VIP

Zarf i zi/ Kristi Lamaj largohet nga Big Brother VIP

16:11 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com