E premte, 3 Korrik, 2020
34 C
Tirana

Trump: Masat agresive po ngadalësojnë virusin

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

749 të arrestuar, finalizohet operacioni i madh në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britani bëri me dije se një sistem i fshehtë komunikimi i përdorur nga kriminelët për të tregtuar drogë...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Të shtëna në ajër pas një konflikti të çastit, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13, teksa pranë një...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se distancimi social dhe masat e tjera që synojnë ndalimin e përhapjes së koronavirusit kanë pasur rezultat.

Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump u tha gazetarëve se amerikanët po i afrohen “fazës përfundimtare” dhe se mund të shihet “dritë në fund të tunelit”.

Ekspertët e shëndetit kanë sugjeruar distancimin social si një nga masat kryesore për të trajtuar pandeminë globale.

Totali i vdekjeve javore pritet të arrijë një nivel të ri në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Më shumë se 14,600 njerëz kanë vdekur nga virusi në SH.B.A.

Por Presidenti Trump kishte një ton optimizmi.

“Nëse çdo amerikan vazhdon t’i përmbahet rreptësisht udhëzimeve të distancës sociale, ne mund të mposhtim armikun e padukshëm dhe të shpëtojmë jetë të panumërta”, tha presidenti.

Presidenti gjithashtu i kërkoi Kongresit të miratonte një paketë prej 250 miliardë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla gjatë pandemisë.

Administrata Trump po kërkon fonde për të mbështetur një program të krijuar për të ndihmuar bizneset e vogla dhe për t’i mbajtur ata të mos pushojnë nga puna njerëzit në mes të shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti vazhdon kritikat ndaj OBSH-së

Presidenti Donald Trump përsëriti pretendimet e tij se Shtetet e Bashkuara do të hetonin Organizatën Botërore të Shëndetit.

“Mendoj se ata duhet të marrin si duhet përparësitë e tyre,” tha Presidenti Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo edhe :   Pesë masa urgjente, që t’i shpëtojmë mbylljes totale

“Ata më kritikuan shumë fuqishëm kur thashë që do të pezullojmë fluturimet që vijnë nga Kina,” tha ai për OBSH-në.

Të martën, Trump tha se Shtetet e Bashkuara “do të ndalonin” financimin e OBSH-së, dhe më pas ndryshoi duke thënë: “Ne do të shqyrtojmë dhënien fund të financimit”.

Lexo edhe :   Shtëpia e Bardhë: Trump nuk u informua pasi pagesat ruse nuk ishin verifikuar

Ai u përqëndrua veçanërisht në kritikën e pretenduar për ndalimin e udhëtimeve për dhe nga Kina.

Në përgjithësi, OBSH ka qenë e kujdesshme të mos kritikojë vendet për politikat e tyre kombëtare, dhe nuk ishte menjëherë e qartë se për çfarë kritike specifike po aludonte Presidenti Trump.

Vërejtjet e Trump-it erdhën pasi shumë qeveri, veçanërisht në Evropë, kanë filluar të lënë mënjanë, të injorojnë dhe kritikojnë rekomandimet e OBSH-së për çështje të politikës publike, si psh nëse kufizimet e udhëtimit garantojnë siguri ose nëse publiku duhet të veshë maska.

Sipas informacionit në faqen e internetit të agjencisë, Shtetet e Bashkuara kontribuan afro 900 milion dollarë në buxhetin e OBSH-së për vitin 2018-2019.

Kjo përfaqëson një të pestën e buxhetit të saj të përgjithshëm prej 4,4 miliardë dollarë për ato vite. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Zero karbon” deri në 2038/ Parlamenti gjerman miraton projektligjin e rëndësishëm

Parlamenti gjerman ka miratuar sot një projektligj për të hequr nga përdorimi qymyrin, deri në vitin 2038. Ky projektligj erdhi si pasojë e kritikave nga...

Pse pakënaqësinë ndaj Shqipërisë e lidhin me Ramën

Nga Ben Andoni Retorika e gjatë e kryeministrit shqiptar në Kosovë mbushur me figuracionin e tij të zakonshëm dhe diskursin parabolik kuptohet se nuk do...

Meta pret në Presidencë Avdullah Hotin

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i shtetit...

Egjipti refuzon tanket amerikane, nënshkruan marrëveshjen me Rusinë

Ministria e Mbrojtjes së Egjiptit deklaroi se ka nënshkruar një kontratë me prodhuesit rusë të ushtrisë Uralvagonzavod. Në kontratë përfshihet blerja e 500 tankeve...

Spitali në Bergamo/ Mjeku: Vetëm 10 persona nuk e kanë marrë ende veten

Mjekët e ish-qendrës italiane të koronavirusit, Bergamo tregojnë se simptomat e sëmundjes nuk janë më aq të rënda sa muajin e kaluar. Kreu i sëmundjeve...