E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Trump kritikon Kinën për tregtinë, jo për Hong Kong-un

Presidenti Donald Trump sulmoi politikat tregtare dhe financiare të Kinës, por nuk pranoi të kritikojë presionin e Pekinit mbi Hong Kongun. Në një fjalim në Pittsburgh, presidenti Trump tha se Kina ka manipuluar Organizatën Botërore të Tregtisë dhe monedhën kineze për avantazh të saj. Por ai tha se tensionet mes Pekinit dhe Hong Kongut duhet të zgjidhen midis tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke njofton.

Ndërsa Presidenti Trump ndodhej në Pitsburgh, protestat në aeroportin e Hong Kongut u kthyen në përleshje të dhunshme me policinë. Presidenti Trump e quajti këtë një situatë të vështirë dhe shprehu shpresën se gjithçka do të përfundojë mirë. “Situata në Hong Kong është e vështirë, shumë e vështirë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por jam i sigurt se do të zgjidhet. Shpresoj që të zgjidhet për të gjithë, përfshirë Kinën”.

Më herët të martën, zoti Trump tha se mësoi se Pekini vendosi trupa në kufirin me Hong Kongun dhe u bëri thirrje të gjitha palëve “të qëndrojnë të qetë dhe të matur”. Por ai nuk pranoi të merrte një qëndrim për projekt-ligjin e diskutueshëm, i cili do të lejonte ekstradimin drejt Kinës kontinentale të të dyshuarve si kriminelë. Kundërshtarët e shohin projektligjin si një mënyrë për t’i dhënë Pekinit një dorë të lirë në kapjen e disidentëve dhe shkeljen e mëtejshme të demokracisë së Hong Kongut. Miliona njerëz janë duke protestuar kundër projektligjit që nga qershori.

Por për temën e tregtisë dhe ekonomisë, presidenti Trump i bëri disa goditje të mprehta Kinës. “Kina është zhvilluar – kanë bërë një punë të mirë. Por ata e zhvatën vendin tonë për vite, me mbështetjen e parave tona dhe të Organizatës Botërore të Tregtisë. Më pas përfituan nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Dhe po tregohem i mirë që po përdor termin “përfituan”.

Zoti Trump akuzoi gjithashtu Kinën për manipulimin e monedhës së saj, të cilën Pekini e mohon. Disa analistë e mbështesin pretendimin e Kinës. “Duke folur paanshmërisht, Kina nuk e ka manipuluar kursin e këmbimit. Siç ka theksuar Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportet e tij të viteve të fundit, kursi i këmbimit të juanit kinezë (RMB) është në përputhje me ekonominë e Kinës. Pra, është plotësisht e gabuar ajo që thotë Presidenti Trump se Kina ka shtuar konkurrencën e saj duke zhvlerësuar juanin”, thotë Christopher Dembik, analist në bankën Saxo.

Presidenti Trump thotë se Shtetet e Bashkuara kanë përfituar miliarda dollarë duke vendosur tarifa për importet kineze, por të martën ai njoftoi vendimin e tij për të vonuar tarifat shtesë për mallrat kineze deri në mes të dhjetorit për të mbrojtur konsumatorët amerikanë. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...