E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

Trump fajëson për shtimin e rasteve protestat anti-racizëm, Meksikën dhe të rinjtë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka fajësuar protestat anti-racizëm të grupit ‘Black Lives Matter’, shtetin e Meksikës dhe të rinjtë për shtimin e rasteve me koronavirus në vend.

“Shtimi i grumbullimeve në festën e ‘Memorial Day’ dhe të rinjtë që mblidhen afër në bare e vende të tjera, janë faktori kryesor i përhapjes. Ne kemi gjithashtu një kufi prej 2000 miljesh me Meksikën dhe ju e dini mirë që rastet po shtohen edhe në Meksikë, ky është një problem i madh për Meksikën”, tha Trump.

Sipas analistëve të huaj, grupet që zgjodhi Trump për të fajësuar për shtimin e rasteve, tregojnë për strategjinë e tij elektorale.

Ata kapen me faktin se Trump nuk përmendi njerëzit që nuk mbajnë maska në vende publike, apo kur vizitojnë miqtë e familjarët.

Presidenti amerikan nuk përmendi barrën që koronavirusi ka shkaktuar mbi shërbimet shëndetësore, por vijoi me ankesat sesi njerëzit po testohen në SHBA.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...

Berisha bën deklaratën e fortë për 21 janarin: Rama meriton burg të përjetshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se nisja e hetimeve të ngjarjes së 21 janarit 2011 po bëhet nga kryeministri aktual Edi Rama për arsye...

Covid/ Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Opinion” se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19. Sipas...

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë...

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Ja pse qëlloi garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë...