Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se deri në muajin prill do të ketë mjaftueshëm vaksina për qytetarët amerikanë.
“Deri në fund të vitit do të kemi 100 milionë doza, të destinuara për kategoritë më të rrezikuara”, tha ai gjatë një konference për shtyp.
Trump tha se janë tre vaksina kundër koronavirusit, që ndodhen në fazën e fundit klinike.
“Këtë deklaratë e bëj jo sepse janë afruar zgjedhjet, por sepse duam të shpëtojmë jetën e njerëzve”, deklaroi Trump.