E martë, 23 Shkurt, 2021
11 C
Tirana

Trump dhe Abe bisedojnë për Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump bisedoi në telefon me kryeministrin japonez, Shinzo Abe lidhur me Iranin, Korenë e Veriut dhe tregtinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere nuk ka ndonjë detaj lidhur me bisedën e dy udhëheqësve për Iranin.

Agjencia e lajmeve, Kyodo tha se biseda ndërmjet presidentit Trump dhe kryeministrit Abe ka zgjatur një orë e pesëmbëdhjetë minuta.

Abe u ka thënë gazetarëve se biseda është zhvilluar me kërkesën e Trump-it. Ky diskutim ndërmjet dy liderëve më 21 dhjetor, vjen në ditën kur presidenti i Iranit, Hassan Rohani përfundoi vizitën dyditore në Japoni, ku ai kërkoi ndihmën e Tokios për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të arritur më 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.

Japonia është aleate kyçe e SHBA-së në Azi, por gjithashtu ka raporte të mira diplomatike dhe ekonomike me Iranin.

Në të kaluarën, kryeministri japonez Abe, ka tentuar që të luajë rolin e ndërmjetësuesit, për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Iran shkruan “Rel”.

Tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur, pasi vitin e kaluar, Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore. Që atëherë, SHBA-ja ka rivendosur sanksionet ekonomike ndaj Iranit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Pesë muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një...

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.021 raste të reja, nga 3.258 testime të...

Pse temperaturat ulen shumë gjatë natës në shkretëtira?

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim ditor në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën e Veriut, do të duhet të keni me vete më shumë...

Burgosja e Navalny/ BE bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

Për shkak të veprimit kundër kritikut të Kremlinit Navalny, ministrat e jashtëm të BE kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër Rusisë. Përgjegjësit...

Përplasja Rama-Meta/ Pushteti s’është marrëdhënie dashurie por produkt interesi

Kryeministri Edi Rama ka kohë që po përplaset me Presidentin Meta në akuza dhe kundërakuza. Mendoni se kjo po kthehet në një bumerang, duke...