E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Trump apo Biden, cili fitoi në debatin e parë presidencial?

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Reagimet ndaj debatit presidencial midis Presidentit republikan, Donald Trump, dhe ish-Nënpresidentit demokrat, Joe Biden, ishin të ndara në linja partiake. Por, ajo që bie në sy janë kritikat e ashpra për mbarëvajtjen e debatit, të shoqëruar me ndërhyrje të shpeshta në fjalët e njëri-tjetrit.

Ronna McDaniel, kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, shkroi në Twitter pas debatit se “Për nëntëdhjetë minuta, @realDonaldTrump paraqiti argumente të forta dhe bindëse për rizgjedhjen e tij dhe sfidoi Joe Biden-in për mbështetjen që ai u ka dhënë politikave radikale që do të rrisnin taksat, shkatërronin vendet e punës dhe do t’i bënin komunitetet tona më pak të sigurta”.

Tim Murtaugh, drejtori i komunikimit për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Trump, i tha korrespondentes së Zërit të Amerikës Carolyn Presutti se paraqitja e presidentit ishte “fantastike”.

“Ajo që panë shikuesit ishte Presidenti Trump, i cili ishte në kontroll të çdo momenti të debatit. Joe Biden ishte dobët, në kërkim të dikujt që mund ta shpëtonte”, tha Murtaugh.

Figurat e njohura të demokratëve, ndërkohë, thanë se debatin e fitoi ish-Nënpresidenti Biden dhe se paraqitja e presidentit Trump ofroi arsye të shumta për t’i mohuar atij një mandat të dytë.

“Donald Trump ka dështuar me gënjeshtrat, fanatizmin dhe udhëheqjen e tij të pamatur”, shkroi në Twitter senatori Cory Booker nga Nju Xhërsi, i cili garoi kundër Biden-it në zgjedhjet paraprake të demokratëve në fillim të këtij viti. Senatori Booker në veçanti denoncoi presidentin për qëndrimin ndaj supremacistët e bardhë, që në vend që t’idënonte , u bëri thirrje që të “presin”.

Shumë vëzhgues të debatit kritikuan ashpër shkëmbimet me zë të lartë dhe kaotike midis dy kandidatëve, duke përfshirë gazetaren eWashington Post-it, Karen Attiah, e cila e quajti debatin “një turp kombëtar”.

Disa analistë, përfshirë historianin presidencial Michael Beschloss, kritikuan ashpër presidentin. “Demokracia u nëpërkëmb sonte nga një President i cili shkeli rregullat, refuzoi të dënonte supremacistët e bardhë dhe nuk toleroi asnjë formë të mospajtimit, një shenjë paralajmëruese e asaj që mund të shihet në një mandat të dytë,” shkroi Beschloss në Twitter.

Të tjerët, si ish-senatori republikan Jeff Flake, shprehën keqardhje për të gjithë spektaklin. “Ne jemi një vend më i mirë se sa ajo që u shfaq sonte,” shkroi Flake në Twitter.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Virxhinias, Larry Sabato, postoi një mesazh të prerë në llogarinë e tij në Twitter: “Anuloni debatet e mbetura presidenciale”.

Por Tim Murtaugh i mbrojti shkëmbimet, duke i quajtur ato sqaruese. “Unë mendoj se një bisedë e lirë si ajo që bëri presidenti ishte në të vërtetë e mirë, lejon një shkëmbim më të mirë të ideve dhe i ofron shikuesit ndryshimin e vërtetë midis të dyve”, tha ai./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritje rastesh me korona*irus në Itali, 91 viktima në 24 orët e fundit

Në Itali, janë rritur sërish rastet me Covid-19 në 24 orët e fundit. Brenda një dite, janë regjistruar 19.143 të infektuar, ndërsa janë shënuar 91...

“Deti” në Hagë, Abazi: Rama para një tentative për tradhëti kombëtare

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për çështjen e detit. Bojken Abazi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, thotë në lidhje...

Meta, propozim ekstrem: Kush prek votën, t’i pritet dora si në Mesjetë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i bindur se pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re. Në një prononcim për...

Rast i veçantë: Mbrojtësi i Interit, negativ dy ditë pasi u infektua me Covid

Mbrojtësi, Achraf Hakimi kthehet negativ vetëm dy ditë pasi rezultoi pozitiv në prag të ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach. Një rast sa i çuditshëm, aq edhe...

Nuk kaloi vetingun, KPA rikthen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Fuat Vjerdha bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Komisioni i...