E mërkurë, 1 Prill, 2020
7 C
Tirana

Trump aktivizon ligj të veçantë për të luftuar koronavirusin

Lexo edhe ...

Koronavirusi/ Humb jetën Sekretari i Ministrisë së Mjedisit në Serbi

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ambientit të Serbisë, Branisllav Bllazhiç, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Politikani i krahut të djathtë, Bllazhiç ka qenë...

Misioni i “Fundjavë Ndryshe” vazhdon/Arbër Hajdari-qytetarëve: Do vijmë derë më derë

Prej më shumë se 3 javësh, Shqipëria është futur në izolim të plotë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Masat e shumta kufizuese ia kanë...

Ditë e zezë edhe për Britaninë, qindra viktima brenda 24 orëve

Koronavirusi ka shënuar një ditë të zezë edhe në Britani! Autoritetet përkatëse raportojnë se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 563 persona si pasojë e...

Ka pasur fatin të luajë me të dy, flet Dybala: Me Messin gabova, Ronaldo duket si mburravec, por…

Paulo Dybala është një nga lojtarët që ka pasur fatin të luajë me dy lojtarët më të mirë në botë, siç janë Cristiano Ronaldo...

Presidenti amerikan Donald Trump po aktivizon Ligjin për Prodhimin e Mbrojtjes, që do t’i jepte mundësinë administratës së tij që të detyrojë industrinë amerikane të prodhojë artikuj mjekësorë që janë në sasi të pamjaftueshme, në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara sjell më shumë hollësi.

Mungesa e paisjeve mbrojtëse dhe mjekësore, ndërsa Shtetet e Bashkuara i përgjigjen pandemisë së koronavirusit.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave është aktivizuar në nivelin më të lartë në gjithë vendin.

Të mërkurën, Presidenti Donald Trump shkoi edhe një hap më tej.

“Do të aktivizojmë Ligjin për Prodhimit e Mbrojtjes, në rast se na duhet”, tha ai.

Ligji parashikon autoritet presidencial për të përshpejtuar dhe zgjeruar sasinë e burimeve nga baza industriale e vendit për të mbështetur mbrojtjen kombëtare.

“I jepet përparësi atyre materialeve që janë të nevojshme për të luftuar virusin. Maskat për shembull janë shqetësim. Dhe nëse ka një prodhues maskash mjekësore, qeveria mund të shkojë tek prodhuesi dhe t’i thotë se i duhet dhënë përparësi prodhimit të këtyre maskave”, thotë Mark Cancian, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Presidenti Trump njoftoi gjithashtu për dislokimin e dy anijeve të marinës amerikane, Comfort and Mercy. Anijet janë si spitale dhe shpesh dislokohen për ndihmë humanitare për katastrofa natyrore.

“Ka rreth 1 mijë dhoma. Ka salla operacioni. Dhe presidenti do ta dërgojë anijen Comfort në portin e Nju Jorkut. Sigurisht, ky do të jetë një hap i jashtëzakonshëm”, tha guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo.

Comfort po i nënshtrohet mirëmbajtjes dhe do të dislokohet në New York në javët e ardhshme. Mercy do të dislokohet, diku në Bregun Perëndimor në ditët në vazhdim.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper njoftoi se spitalet ambulante të ushtrisë amerikane, po përgatiten për dislokim … dhe se departamenti i tij do të vërë në dispozicion deri në 5 milionë maska N95 dhe paisje të tjera personale mbrojtëse.

“Një milion maska do të vihen në dispozicion menjëherë. Më pas, jemi gati t’i dorëzojmë Departamentit të Shëndetësisë deri në 2 mijë ventilatorë, sipas nevojave”, tha ai.

Administrata ka në plan të mobilizojë Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë për të krijuar objekte të reja mjekësore në përgjigje të epidemisë, një plan që ka nevojë për mbështetjen e sektorit privat.

“Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë mund të ndihmojë me rritjen e numrit të oficerëve me aftësi të veçanta për të ndihmuar në ekonominë civile, por ata vetë nuk sjellin ndonjë aftësi ndërtimi”, thotë eksperti Cancian.

Ndërkohë në kryeqytetin amerikan, stacionet e metrosë janë pothuajse të zbrazta, ndërsa autoritetet i nxisin banorët të rrinë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Koronavirusi/ Humb jetën Sekretari i Ministrisë së Mjedisit në Serbi

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ambientit të Serbisë, Branisllav Bllazhiç, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Politikani i krahut të djathtë, Bllazhiç ka qenë...

Misioni i “Fundjavë Ndryshe” vazhdon/Arbër Hajdari-qytetarëve: Do vijmë derë më derë

Prej më shumë se 3 javësh, Shqipëria është futur në izolim të plotë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Masat e shumta kufizuese ia kanë...

Ditë e zezë edhe për Britaninë, qindra viktima brenda 24 orëve

Koronavirusi ka shënuar një ditë të zezë edhe në Britani! Autoritetet përkatëse raportojnë se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 563 persona si pasojë e...

Ka pasur fatin të luajë me të dy, flet Dybala: Me Messin gabova, Ronaldo duket si mburravec, por…

Paulo Dybala është një nga lojtarët që ka pasur fatin të luajë me dy lojtarët më të mirë në botë, siç janë Cristiano Ronaldo...

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë shtyn afatin e 3 prillit

Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar vendimin për masat deri më 3 prill duke shtyrë afatin, deri në përfundim të gjendjes së koronavirusit...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT