E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Tronditet sërish vendi/Ekzekutohet me armë një 45-vjeçar në Peqin

Nuk kanë fund ngjarjet kriminale në vend. Pas krimit në familje në Librazhd, ku burri vrau gruan me sëpatë dhe më pas u vetëvar në pemë, në Peqin është vrarë me armë zjarri një 45-vjeçar.

Ngjarja është shënuar në fshatin Gjocaj të Peqinit. Burimet paraprake të policisë njoftojnë se është vrarë me armë zjarri një 45-vjeçar me inicialet Y.Xh. Ky i fundit mbeti fillimisht i plagosur, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes, me iniciale L.B., është arrestuar pas disa minutash ndjekje nga policia. Po kështu autorit iu sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive banale.

Informacioni paraprak i Policisë së Elbasanit:

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes, dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...