Tronditet klubi i madh europian, UEFA përjashton për 1 vit futbollistin

Ajaksi dhe futbolli europian është tronditur sot nga vendimi i ashpër i UEFA-s. Portieri kamerunas i kampionëve në fuqi të Holandës, Andre Onana është përjashtuar për një vit nga të gjitha aktivitetet futbollistit pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping.

Pas kryerjes së analizave, u vërteta se ai kishte përdorur substancën e ndaluar “Lasimak”, e cila konsumohej dhe nga bashkëshortja e Onanas. Përjashtimi i futbollistit hyn në fuqi nga dita e sotme.

Në një komunikatë zyrtare, Ajaksi zbuloi se si Onana kishte përdorur gabimisht substancën e ndaluar.

Klubi holandez bëri me dije se do ta apelojë dënimin e lojtarit të tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS).