Bota

Tronditet Irlanda/ Vritet gazetarja 29-vjeçare, policia: Sulm terrorist

               Publikuar në : 09:32 - 19/04/19 Enno

Një gazetare raportohet të jetë vrarë në Irlandë pas një sulmi. Sipas Irishtime, gazetarja Lyra McKee, e ka mbetur viktimë e një sulmi me armë. Vrasja e saj vjen menjëherë pas incidenteve në Londonnderry

Mediat e huaja raportojnë se gazetarja Lyra McKee ishte duke mbuluar trazirat që kishin shpërthyer në Londonderry, kur u qëllua për vdekje nga një person që hapi zjarr.

Ngjarja e rëndë është vlerësuar si  “incident terrorist”, ndërsa policia ka deklaruar se gazetarja nuk ka qenë në shënjestër të sulmit, por është qëlluar aksidentalisht,  ndërsa dyshime të forta bien mbi Armatën e re Republikane Irlandeze (IRA), si shkaktare e këtij sulmi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT