E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Tronditëse/ Zbulohen eshtrat e 215 fëmijëve në një shkollë në Kanada

Një varr masiv që përmbante eshtrat e 215 fëmijëve është zbuluar në një ish-shkollë rezidenciale për fëmijët indigjenë në jug të Kanadasë.

Fëmijët kanë qenë nxënës të shkollës Kamloops Indian, e cila është mbyllur më 1978, sipas Tk’emlúps te Secwépemc, që përfaqëson një fis të popullatës Secwepemc.

Këto eshtra u zbulua pasi zona u ekzaminua nga një ekip duke përdorur radarë që depërtojnë në tokë, shkruan The Iris Times.

“Ne kishim njohuri në komunitetin tonë që ishim në gjendje ta verifikonim. Sipas njohurive tona, këta fëmijë të zhdukur dhe vdekja e tyre nukështë dokumentuar”, tha Rosanne Casimir , shefe e Tk’emlups te Secwepemc, në një deklaratë.

Sistemi i shkollës në Kanada, që me forcë i ka ndarë fëmijët indigjenë nga familjet e tyre, është shpallur “gjenocid kulturor”, pas një studimi të kryer më 2015.

Raporti ka dokumentuar abuzim të tmerrshëm fizik, dhunim, kequshqyerje dhe mizori të tjera, me të cilat janë përballur rreth 150,000 fëmijë, që kanë qenë në këto shkolla, kryesisht të udhëhequra nga kishat katolike në periudhën 1840-1990.

Sipas raportit, më shumë se 4,100 fëmijë, që kanë qenë pjesë e shkollës rezidenciale, kanë vdekur.

Vdekjet e 215 fëmijët të varrosur në atë që dikur ka qenë shkolla më e madhe rezidenciale, besohet të mos jenë përfshirë në këto të dhëna, dhe nuk janë dokumentuar deri para zbulimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...